Prej 9 deri në 14 shtator në Hamamet të Tunizisë, përfaqësues të fondacionit Metamorfozis realizuan trajnim për shfrytëzimin e mediave dhe teknologjive të reja, që ishte dedikuar për aktivistë të rinj nga Tunizia. Aktiviteti është pjesë e projektit “Vox in Box” të financuar nga BE-ja, që realizohet nga shoqata Lam Echaml, në bashkëpunim me partnerët Metamorfozis dhe ALDA.

10645150_10204171123790634_6302417365053469226_n

Trajnimi u organizua me qëllim që të ngritet vetëdija publike për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Tunizi. Morrën pjesë mbi 120 aktivistë të rinj të Lam Echaml, nga gjashtë rajone të vendit.

HPIM01911

Qëllimi i projektit “Vox in Box” është të kontribuojë për sistemin demokratik në Tunizi, duke e promovuar pjesëmarrjen aktive qytetare dhe kulturën e pjesëmarrjes politike. Konkretisht ka për qëllim t’i trajnojë, ta ngrejë vetëdijen e të rinjve dhe t’i inkuadrojë të rinjtë dhe gratë në procesin zgjedhor dhe në debatin politik.

Ndaje: