Shteti ëshë një çështje publike. Është një besim i përgjithshëm se urdhërat demokratike mund të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm atëherë kur publiku është i informuar për punën e zyrtarëve të shtetit dhe zyrtarëve publik. Për të aritur këtë qëllim, kushtetutat e shteteve moderne parashtrojnë disa ganracione të veçanta që qytetarët në këto demokraci moderne kanë të drejtën themelore të jenë të informuar për veprimet e autoriteteve shtetërore.
Qytetarët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë pavarësisht nëse informacioni u përket atyre dhe qëllimit për të cilin ata synojnë ta përdorin atë. E drejta për qasje të lirë në informacion është një e drejtë themelore e garantuar me kushtetutë, konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar. Në të kundërt, disa parime bazë janë vendosur falë përpjekjeve të organizatave ndërkombëtare të shoqërisë civile.
Ky udhëzues synon të sistemojë praktikat dhe rekomandimet e mira për arritjen e një niveli më të madh të hapjes së institucioneve, duke u fokusuar në informacionin që duhet t’i prezantohet publikut – gjë që përfundimisht mund të çojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve për të zbatuar detyrimet në fushën e qasjes të lirë në informacion.
Ky udhëzues u krijua në kuadër të projektit “Përdorimi i mediave të reja për të promovuar transparencën e qeverisë” i mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy.
“Zbulimi proaktiv i informacionit: Udhëzime dhe praktika” është i disponueshëm këtu.
Ndaje: