Zbulimi proaktiv i informacionit: Udhëzime dhe praktika

 

Shteti ëshë një çështje publike. Është një besim i përgjithshëm se rendet demokratike mund të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm atëherë kur publiku është i informuar për punën e zyrtarëve të shtetit dhe zyrtarëve publik. Për të aritur këtë qëllim, kushtetutat e shteteve moderne parashtrojnë disa ganracione të veçanta që qytetarët në këto demokraci moderne kanë të drejtën themelore të jenë të informuar për veprimet e autoriteteve shtetërore.

Qytetarët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë pavarësisht nëse informacioni u përket atyre dhe qëllimit për të cilin ata synojnë ta përdorin atë. E drejta për qasje të lirë në informacion është një e drejtë themelore e garantuar me kushtetutë, konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar. Në të kundërt, disa parime bazë janë vendosur falë përpjekjeve të organizatave ndërkombëtare të shoqërisë civile.

Ky udhëzues synon të sistemojë praktikat dhe rekomandimet e mira për arritjen e një niveli më të madh të hapjes së institucioneve, duke u fokusuar në informacionin që duhet t’i prezantohet publikut – gjë që përfundimisht mund të çojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve për të zbatuar detyrimet në fushën e qasjes të lirë në informacion.

Ky udhëzues u krijua në kuadër të projektit “Përdorimi i mediave të reja për të promovuar transparencën e qeverisë” i mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy.

 

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]