mediumski-item-img-1.png

10.12.2013

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. Ueb aplikacioni është mjeti i parë i Aleancës për RHA për mobilizim të përkrahjes së gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur në Maqedoni. Pranimi i Deklaratës paraqet një hap përpara drejt përmirësimit dhe avancimit të konceptit për resurse të hapura arsimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor. Nëpërmjet këtij aplikacioni dhe ngjarjeve të tjera promovuese, në periudhën e ardhshme pritet që Deklaratën ta nënshkruajnë faktorët relevantë të komunitetit arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist. Ueb-aplikacioni është pjesë e ueb-faqes www.oer.mk e cila paraqet qendër për resurse të hapura arsimore. Deklaratat për RHA e Maqedonisë bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESCO-s, të miratuar në

mediumski-item-img-1.png

25.10.2013

Publikohet Deklarata për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Me rastin e Javës botërore të qasjes së hapur 2013, Aleanca për resurse të hapura arsimore e publikoi Deklaratën për resurse të hapura arsimore në Maqedoni, me të cilën mobilizohet përkrahje e gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur. Në periudhën e ardhshme do të ketë një aksion për avancimin dhe zbatimin e resurseve të hapura arsimore nga ana etë gjithë faktorëve relevantë nga komuniteti arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist. Deklarata për RHA-të në Maqedoni bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESKO-s, të miratuar në Paris, në vitin 2012. Java e qasjes së hapur shënohet për të shtatin vit me radhë, në periudhën prej 21 – 27 tetor me temën “Qasja e hapur: Ridefinimi i ndikimit”. Qëllimi i Aleancës është të krijojë një mjedis për pranim të Deklaratës për RHA-të në Republikën e Maqedonisë, me çka do të mundësohet avancim i konceptit për arsim të haour me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor.

mediumski-item-img-1.png

22.10.2013

Cilat shërbime të e-qeverisë i kërkojnë qytetarët e Maqedonisë?

Fondacioni Metamorfozis i fton qytetarët e Republikës së Maqedonisë ta shprehin mendimin e tyre për shërbimet elektronike nga fusha e e-menaxhimit (е-qeveri, e-qeverisje) për të cilat ata kanë nevojë. Janë të mirëseardhura mendimet dhe qëndrimet, kërkesat, si dhe përvojat e deritanishme nga shfrytëzimi i shërbimeve të e-qeverisjes, të cilat në formë të përmbledhur do të prezantohen para vendimmarrësve të të gjithë sektorëve me qëllim të nxitjes së zhvillimit të kësaj fushe. Ju ftojmë që mendimet tuaja t’i shprehni nëpërmjet komenteve, në faqen tonë në Facebook, nëpërmjet Ping.mk http://r.ping.mk/r/икт/comments/51uu ose nëpërmjet e-mail-it në info et metamorphosis pikë org pikë mk.

mediumski-item-img-1.png

17.12.2012

Iniciativë: Komuniteti i internetit kundër shprehjeve onlajn të urrejtjes

Rreth tridhjetë përfaqësues të organizatave qytetare, mediumeve, si dhe blogues dhe aktivistë të tjerë morën pjesë në punëtorinë që i ishte kushtuar luftës kundlr shprehjeve onlajn të urrejtjes, që u mbajt në Mavrovë më 14 dhe 15 dhjetor në organizim të Forumit arsimor rinor – MOF, Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, Qendra për mediume të reja dhe Reaktor-i.

mediumski-item-img-1.png

07.02.2012

Dita për internet më të sigurt – “Ta zbulojmë botën digjitale së bashku… në mënyrë të sigurt!”

Dita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale.

mediumski-item-img-1.png

07.02.2011

Jeta në internet është më shumë se lojë

“Jeta në internet është më shumë se lojë” është tema e ngjarjes që do të mbahet nesër (08.02.2011) me fillim në ora 11 në hapësirat e Info qendrës së BE-së në Shkup. Arsyeja është shënimi i Ditës për internet më të sigurtë. Ngjarja do të zgjasë një orë e gjysmë, dhe do të marrin pjesë rreth 50 nxënës të shkollës fillore.