sid_1

Fëmijët do të ndjekin projektim të 5 filmave të shkurtër me temë: varësia nga çeti, varësia nga lojërat, mashtrimet onlajn, sajberdhuna dhe keqpërdorimi i celularëve. Mirëpo, gjithashtu, do të muund të informohen rreth asaj se çka guxojnë, dhe çka nuk guxojnë të bëjnë onlajn, cilëve gjëra duhet t’u kushtojnë kujdes dhe si t’i mbrojnë të dhënat e tyre personale.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale dhe Internet Hotline Provider – Maqedoni.

Kjo ngjarje tradicionalisht shënohet çdo vit dhe është pjesë e një sërë ngjarjesh që do të organizohen anembanë botës me rastin e shënimit të kësaj dite.

*Dita e internetit më të sigurtë është pjesë e një lëvizjeje të partneritetit global për ngritje të vetëdijes, për promovim të internetit më të sigurtë për të gjithë shfrytëzuesit, veçanërisht për fëmijët dhe njerëzit e rinj dhe ka për qëllim të promovojë shfrytëzim më të sigurtë dhe më të përgjegjshëm të teknologjive onlajn dhe të telefonave celularëve.

Ndaje: