Rekomandime për përmirësimin e gjendjes – Shkalla e hapjes Kuvendeve në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve të “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri të politikave publike, ku e analizojmë nivelin e transparencës, shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së kuvendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shkalla e hapjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është përmirësuar shumë pak në krahasim me vitin 2018, gjegjësisht i përmbush 66% të treguesve të hapjes, që është për 5% më shumë se në vitin 2018. Trendi i përmirësimit të lehtë të shkallës së hapjes është vërejtur edhe në nivel rajonal, pasi në vitin e fundit parlamentet e përmirësuan përmbushjen e treguesve të hapjes për 4%. Tani mesatarja rajonale e shkallës së hapjes është 66%, kështu që Parlamenti i Republikës së Maqedonisë Veriore me shkallë të hapjes prej 66% bën pjesë tek mesatarja rajonale. Rritja e vogël e shkallës së hapjes tregon se Kuvendi ka zbatuar një pjesë të parëndësishme ose minimale të rekomandimeve të këtij hulumtimi që janë dhënë gjatë dy viteve të fundit. Në fakt mund të thuhet se miratimi i Kodit etik për sjelljen e deputetëve në vitin 2018 është pothuajse i vetmi tregues i transparencës aktive që e ka zhvendosur hapjen aktive të Kuvendit në tre vitet e fundit. Megjithatë, edhe përkundër përparimit të dobët, Kuvendi është në vendin e dytë për nga shkalla e hapjes së institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas qeverisë, e cila përmbush 78% të treguesve për shkallën e hapjes. Duket se edhe përkundër disa iniciativave të Kuvendit për t’u angazhuar për përmirësimin e transparencës, funksionalitetit dhe besueshmërisë së institucionit, konteksti i vazhdueshëm shoqëror dhe krizat politike ndikojnë në këto procese, siç janë për shembull ndryshimet në Rregulloren e punës, pasi që për ndryshimin e saj tashmë një kohë të gjatë nuk mund të arrihet kompromis ndërmjet partive parlamentare.

Gjithë dokumentin mund ta lexoni në këtë link.

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]