Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e e-Qeverisë, e veçanërisht tranzicioni i shërbimeve të e-Qeverisë në të ashtuquajturat shërbime digjitale të qeverisë në nivel qendror dhe/ose lokal është i nxitur nga procesi i transformimit digjital, gjegjësisht nga ndryshimi i organizatave dhe institucioneve, modeleve dhe proceseve të tyre të biznesit, ideve dhe metodologjive të përdorura. Ky transformim digjital është bërë i mundur nëpërmjet zhvillimit dhe përdorimit të teknologjive dhe pajisjeve të reja digjitale për krijimin, mbledhjen, përpunimin, analizën dhe përdorimin e sasive të mëdha të të dhënave, si p.sh. pajisjet digjitale celulare, Interneti i Gjërave (angl. Internet of Things – IoT), puna kompjuterike në re (angl. cloud computing) dhe, mbi të gjitha, algoritmet e inteligjencës artificiale (angl. Artificial Intelligence – AI). Qëllimi përfundimtar është digjitalizimi i plotë i shërbimeve publike me qëllim të disponueshmërisë së plotë të tyre për të gjithë, dhe që të gjithë të përfitojnë nga mjedisi më i mirë digjital që ofron shërbime dhe mjete digjitale të lehta për t’u përdorur, efikase dhe të personalizuara me standarde të larta të sigurisë dhe privatësisë.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]