Më 25 dhe 26 qershor në Sarajevë, Bosna dhe Hercegovinë, u mbajt edicioni i 12-të i konferencës POINT, një vend takimi për praktikuesit dhe ekspertët nga fusha e digjitalizimit, teknologjive të reja, llogaridhënies dhe transparencës në Ballkan.
Si pjesë e Programit për aktivizëm digjital, përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, ishin pjesë e konferencës dyditore dhe morën pjesë në mënyrë aktive në diskutime të shumta, panele prezantimi dhe punëtori.

Dita e parë e konferencës u karakterizua nga tema të shumta aktuale, ku ra në sy diskutimi për trendin në rritje të miratimit të të ashtuquajturave ligje për agjentët e huaj. Ky trend ka ngritur shumë pyetje në lidhje me lirinë e fjalës dhe situatat e pasigurta në të cilat këto praktika jodemokratike i vendosin organizatat e shoqërisë civile. Të pranishmit mësuan më shumë rreth kësaj teme nga folësit nga Gjeorgjia, Bjellorusia, Egjipti dhe Bosnja e Hercegovina.

Dita e dytë e konferencës u përqendrua në luftën kundër dezinformimit, ku pjesëmarrësit mund të mësonin më shumë nga folësit për narrativat dezinformuese që nxisin euroskepticizmin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mashtrimet në internet dhe skemat mashtruese në rajon. Këto diskutime u shoqëruan nga shumë punëtori dhe gjithashtu të pranishmit ndanë praktika dhe përvojava të mira.

 

Ndaje: