snap3

Fondacioni Metamorfozis shpall:

Thirrje për aplikime

Për t’i mbështetur aksionet e organizatave të shoqërisë qytetare
në kuadër të projektit “Llogaridhënie nëpërmjet angazhimit qytetar”
që implementohet me ndihmën financiare të Ambasadës Britanike

Projekti do të ofrojë mbështetje për organizatat e shoqërisë qytetare për t’u ballafaquar me çështjet që kanë të bëjnë me llogaridhënien, transparencën dhe kohezionin social dhe për ta promovuar qeverisjen e mirë duke ndarë përafërsisht 10 grante të vogla për organizatat e shoqërisë qytetare (OSHQ) në Maqedoni (në vlerë ndërmjet 2000 funtave britanikë dhe 5000 funtave britanikë).

Këto grante do t’i mbështesin iniciativat që kanë për qëllim zgjerimin e njohurive dhe të kontrollit publik mbi punën e institucioneve publike, si dhe aksionet qytetare që do t’i trajtojnë/promovojnë vlerat e bashkësisë që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, qeverisjen e mirë dhe kohezionin social.

Aplikuesit duhet të demonstrojnë përkushtim për të bashkëpunuar me OSHQ-të e tjera, grupet qytetare dhe palët e ndryshme të interesuara në bashkësitë e tyre përkatëse. Nga aplikuesit dhe aktivitetet e projektit pritet ta promovojnë barazinë gjinore dhe diversitetin etnik.

Këto grante duhet të kontribuojnë për arritjen e këtyre qëllimeve të përgjithshme të projektit:

  • Rritjen e përfshirjes së shoqërisë qytetare në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat e vendimmarrjes;
  • Rritjen e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të krijuar mbështetës të tyre dhe për t’u ballafaquar me çështjet që kanë të bëjnë me llogaridhënien, transparencën dhe kohezionin social.

Fushat prioritare për intervenim janë:

  • Njohuritë elementare mediatike
  • Shërbimet publike në nivel lokal
  • Projektet për përmirësimin e shëndetit publik të grupeve të margjinalizuara
  • Llogaridhënia dhe financat publike
  • Sundimi i të drejtës dhe drejtësia
  • Përforcimi i qëndrueshmërisë së OSHQ-ve
  • Mbrojtja e ambientit për jetesë
  • Integrimi i të rinjve
  • Kohezioni social

Përshkrimi i plotë i thirrjes, si dhe formularet për aplikim mund të gjenden në këto linke:

  • Thirrja për t’i mbështetur aksionet e rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile (EN, MK, SQ) CORRIGENDUM: Info për korrigjim të shpalljes – Korrigjim për mënyrën e dorëzimit të aplikimeve – vetëm me anë të postës elektronike
  • Formulari për aplikim (MK, SQ)
  • Formulari i buxhetit (MK, SQ)
  • Formulari i kornizës kohore (MK, SQ)

Afati i fundit për dërgimin e aplikime të kompletuara është: 24 tetori i vitit 2016 në orën 16:00, vetëm nëpërmjet e-mail-it në adresën info@metamorphosis.org.mk. Formularet për aplikim mund të plotësohet duke përdorur gjuhën maqedonase ose shqipe.

Aplikuesit që do të kenë nevojë për qartësime ose informata plotësuese në lidhje me këtë thirrje, mund ta bëjnë këtë duke dërguar e-mail në adresën info@metamorphosis.org.mk para 14 tetorit, në mënyrë që të marrin përgjigje në kohë para se të përfundojë afati i fundit për aplikim.


 

Shkarkoni listën e fituesve të granteve (.pdf)