• enkriptimi i të dhënave
  • shfrytëzimi i softuerit për surfim anonim
  • mbrojtja e privatësisë së fëmijëve në internet
  • përshtatja e parametrave për privatësi në Facebook

Moderatorë të punëtorive do të jenë përfaqësues të fondacionit Metamorfozis dhe nga Softueri i lirë Maqedoni, për çdo temë në mënyrë përkatëse.

Në shtandin për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet, vizitorët do të kenë mundësi të informohen për mënyrat dhe mjetet me të cilat mund t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet, të mësojnë më tepër për rreziqet, si dhe të marrin këshilla për këtë temë.

Në shtandin për përshtatje të parametrave për privatësi në Facebook, të interesuarit do të mund të mësojnë diçka më tepër për standardet dhe parametrat e përshtatura për privatësi në profilet e tyre të Facebook-ut, të marrin këshilla dhe të intervenojnë menjëherë në parametrat, me ndihmën e moderatorit.

Në shtandin tjetër shfrytëzuesit do të mund të kyçen vullnetarisht në rrjetin e hapur wifi, ku do të theksohet në mënyrë të qartë se mblidhen të gjitha të dhënat personale. Kjo do të mundësojë që pjesëmarrësit, praktikisht ta shohin rrezikun nga lidhja në rrjet të pasigurt, si dhe të informohen për atë se si t’i shmangen ekspozimit të të dhënave të tyre personale.

Konferenca “Liri dhe privatësi në internet”, në kuadër të së cilës do të mbahen këto punëtori, është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, i përkrahur nga rrjeti Francë-Ballkan.

  • Censura në mediume
  • Shteti dhe mediumet
  • Liria e të shprehurit dhe shprehjet e urrejtjes
  • Mediumet sociale: territor i lirë (tribunë)

Ndaje: