Luftimi i korrupsionit është thelbësor për rritjen e besimit në institucione, mbrojtjen e demokracisë, promovimin e drejtësisë dhe qeverisjen e mirë.
Shfrytëzimi i përfitimeve nga teknologjitë digjitale mund të përmirësojë ndjeshëm transparencën dhe të reduktojë korrupsionin.
Projekti “Transformimi digjital në nivel lokal – Komuniteti i përfshirë për rezistencën ndaj korrupsionit (DIGILOK)” synon përfshirjen aktive të komunitetit për rezistencë më të madhe ndaj korrupsionit në nivel lokal. Konkretisht, projekti synon:
- avancimin e hapjes së autoriteteve lokale përmes përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe qytetarëve meautoritetet lokale,
- përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes mjeteve inovative digjitale.
Projekti mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas.
Partnerë të projektit janë Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Koalicioni Rural, dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21.
Ndaje: