Në dhjetor të vitit 2020, Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian,
ndanë 15 nën-grante (grante të vogla) përmes ciklit të parë të Skemës së granteve të vogla LOT 1: Ndarja e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes. 15 grantet e vogla u ndanë për 3 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat si pjesë e rrjetit ICEDA, punojnë në krijimin dhe menaxhimin e Qendrave civile për të mbështetur e-qeverisjen, përmes të cilave do të ndihmojnë grupet e tyre të synuara për të përdorur shërbime të caktuara elektronike dhe për të përhapur edukimin digjital.

Në janar dhe shkurt të vitit 2021, në rrjetin ICEDA u bashkuan edhe organizatat e shoqërisë civile që janë partnerë të 15 nën-grantistëve të zgjedhur, me qëllim të veprimit të përbashkët dhe të koordinuar dhe punës për të promovuar përfshirjen më të madhe të qytetarëve në Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor. Midis tyre janë:

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: