Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tri punëtoritë do të kenë mundësi për praktikë njëmujore të paguar në një nga mediat e Fondacionit Metamorfozis, gjegjësisht Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatës. Përveç kësaj, tre praktikantët më të mirët do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në SHBA me Qendrën Ndërkombëtare të Gazetarëve (ICFJ) në Uashington
Foto: Meta.mk
I ftojmë të gjithë studentët e rinj, gazetarët, pjesëtarët e sektorit civil, aktivistët apo entuziastët të aplikojnë për trajnimin që lidhet me “pre-bunking”, gjegjësisht me strategji të ndryshme parandaluese për të parandaluar përhapjen e dezinformatave.
Ky është trajnimi i fundit nga tre trajnimet në kuadër të programit “Gazetaria për gjeneratën e re”. Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tri punëtoritë do të kenë mundësi për praktikë njëmujore të paguar në një nga mediat e Fondacionit Metamorfozis, gjegjësisht Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatës. Përveç kësaj, tre praktikantët më të mirët do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në SHBA me Qendrën Ndërkombëtare të Gazetarëve (ICFJ) në Uashington.
Trajnimi për “pre-bunking” do të mbahet nga data 13 deri më 15 maj në Ohër dhe do të jetë në gjuhën angleze, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm.
Trajnues të trajnimit do të jenë Celeste Sepesi nga SHBA-ja, docente në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv “Walter Cronkite”, Vlladimir Petrevski, redaktor i “Vërtetmatës”-it dhe Despina Kovaçevska, specialiste për monitorimin e mediave në Fondacionin Metamorfozis.
Celeste Sepesi ligjëron lëndët e shkrimit dhe raportimit dhe edukimit digjital mediatik. Ajo ka magjistruar në strategjinë e audiencës digjitale në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Ka diplomuar gazetarinë dhe italishten, gjithashtu nga Universitetin Shtetëror të Arizonës.
Ngjarja është pjesë e projektit “Gazetaria për gjeneratën e re”, të cilin Fondacioni Metamorfozis e zbaton në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, në periudhën nga shtatori i vitit 2023 deri në korrik të vitit 2024.
Ndaje: