Sot u mbajt onlajn debati publik në temë: “Sa i përmbushin mediet nevojat e të rinjve për informim?, në të cilin u diskutua për situatën aktuale në medie dhe angazhimin e tyre për të krijuar programe dhe lajme për të rinjtë, si dhe për atë se sa është besimi i të rinjve në medie.
Debatin e sotëm e hapi Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçël Gallouej, e cila vuri në dukje se jetojmë në një kohë kur vazhdimisht “bombardohemi” me lajme, artikuj, video dhe foto që përmbajnë lloj-lloj informacionesh, gjë që e ndërlikon procesin e dallimit të asaj që është e vërtetë dhe e rëndësishme.
Rejçël Gallouej, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar; Foto: Printscreen
diskutua për situatën aktuale në medie dhe angazhimin e tyre për të krijuar programe dhe lajme për të rinjtë, si dhe për atë se sa është besimi i të rinjve në medie, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Debatin e sotëm e hapi Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçël Gallouej, e cila vuri në dukje se jetojmë në një kohë kur vazhdimisht “bombardohemi” me lajme, artikuj, video dhe foto që përmbajnë lloj-lloj informacionesh, gjë që e ndërlikon procesin e dallimit të asaj që është e vërtetë dhe e rëndësishme. .
“Të rinjtë janë po aq të cenueshëm ndaj dezinformatave sikurse të gjitha grupet e tjera të qytetarëve. Prandaj, nuk është për t’u habitur kur shohim se sondazhet e opinionit publik tregojnë se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut nuk u beson medieve. Të rinjtë si grup në këtë vend janë të margjinalizuar. Por kur udhëtoj nëpër vende të ndryshme ata janë njerëzit më të angazhuar në çështje të cilat janë të rëndësishme në komunitetet e tyre. Ata e ngritën zërin në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Duhet patjetër të diskutoni përse të rinjtë nuk kanë kanale informative profesionale të cilat prezantojnë lajme të cilave të rinjtë do t’u besojnë”, theksoi Gallouej.
Në debatin e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis foli, Aneta Andonova, kryeredaktore e servisit të parë programor të Televizionit të Maqedonisë. Andonova theksoi se ajo që promovohet në mediat televizive ndikon në procesin e drejtpërdrejtë të modelimit të personit të ri, i cili do të vërejë se çka është kriter i vërtetë.
“Të rinjtë kanë nevojë për gjëra që do të jenë argëtuese, informuese dhe edukative, por edhe interaktive që do t’u mundësojnë të rinjve të marrin pjesë drejtpërdrejt në proces. Po mendojmë të fusim përmbajtje të reja si konkurse për gejming dhe kuize në të cilat të rinjtë do të ndiheshin të përfshirë. Për më tepër, janë planifikuar emisione debatesh për të rinjtë. Tashmë e kishim një emision të quajtur “Storja ime” i cili hapi shumë pikëpyetje për problemet me të cilat përballen të rinjtë. Kemi ide edhe për emision informativ rinor me lajme rinore ku do t’u linim mundësi që ata të përgatisin vetë lajmet për të kuptuar se çfarë u intereson realisht”, tha redaktorja e RTM 1.
Bojan Shashevski, gazetar në Radio MOF, theksoi se të rinjtë sot kanë personalitetet të cilët ata i preferojnë, veprat e të cilëve duan t’i ndjekin, për të cilët fatkeqësisht mediat nuk mundësojnë mjaftueshëm informacione, prandaj ata mbështeten në hapësira mediatike alternative.
“Të rinjtë kërkojnë zgjidhje multimediale si një video e shkurtër apo diçka tjetër në rrjetet sociale. Ndonjëherë është më mirë që forma tradicionale e shkruar e lajmit të prezantohet në mënyra të ndryshme për të qenë më interesante, më tërheqëse dhe që të rinjtë të ndjejnë se po kontribuojnë në të. Të rinjtë janë të interesuar edhe për përmbajtje të ndryshme jo edhe aq aktuale, ndoshta konkurse dhe thirrje që arsimi formal nuk i ofron”.
Përfaqësuesi i organizatës civile rinore – Këshilli Nacional Rinor, Darko Toshiq e shprehu qëndrimin për mediet dhe lidhjen e tyre pothuajse inekzistente me rininë.
“Kemi shumë medie që ofrojnë shumë përmbajtje politike dhe lajme tragjike dhe me mënyrë të keqe të të shprehurit. Këtu aludoj se është krijuar një praktikë negative e një opinioni gjerësisht të pranuar, që thotë se për të punuar në një medie si gazetar nuk nevojitet edukim i veçantë. Prandaj në televizion përballemi me gabime trashanike dhe programe me cilësi të pamjaftueshme, pa karakter edukativ. Mungojnë përmbajtje informative që do të ishin interesante për të rinjtë,” tha Toshiq.
Përfaqësuesit e Agjencisë së Lajmeve Meta dhe Portalb.mk, redaktori Bojan Blazhevski dhe redaktorja Elida Zylbeari folën për atë se nevojiten përpjekje dhe përkushtim për të krijuar lajme që nuk do të jenë të mërzitshme, por do të jenë “serioze” dhe të dobishme. Ueb-faqet e Meta dhe Portalb si dhe rrjetet sociale publikojnë video lajme javore – “Shortcut”, ku prezantohen përmbajtje kushtuar talenteve, artistëve të rinj dhe promovimit të projekteve, si dhe lajme interesante për të rinjtë.
Debati i sotëm është pjesë e programit të planifikuar për shënimin e Ditëve të Edukimit Mediatik, në të cilin mori pjesë edhe Fondacioni Metamorfozis. Njëkohësisht, në kuadër të projektit “Lajme të besueshme për rini të aftësuar”, rregullisht do të organizohet nga një ngjarje në çdo dy muaj me tema të ndryshme, njoftoi moderatori i manifestimit dhe kryeredaktor i Meta.mk, Goran Rizaov.
I gjithë debati mund të përcillet në këtë lidhje.
Ndaje: