Më 15 nëntor, me fillim në orën 11.00, në Infoqendrën e BE-së në Shkup, u mbajt diskutim në panel në temën: “Iniciativat qytetare për ndryshimin e ligjeve”. Ky diskutim në panel është pjesë e projektit Qytetarët në Kuvend, i implementuar nga Fondacioni për demokraci Vestminster dhe Shkolla e lartë për gazetari dhe për marrëdhënie me publikun.
Në këtë ngjarje u prezantuan konstatimet nga hulumtimet e realizuara në fusha të ndryshme nga ana e 11 organizatave, e poashtu u Promovua edhe “Doracaku për hulumtim dhe për shkrimin e dokumenteve për politika publike”, që është krijuar për t’u ndihmuar organizatave qytetare që dëshirojnë të inicojnë ndryshim shoqëror, të bazuar në hulumtim dhe në argumente me të cilat do ta arsyetojnë këtë ndryshim.
Përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis e prezantoi dokumentin për politika publike ku është trajtuar iniciativa për implementimin ligjor të resurseve të hapura arsimore, që i përfshin ligjet për arsim fillor, të mesëm dhe të lartë, ligjin për tekstet shkollore në shkollat fillore dhe të mesme dhe ligjin për të drejtat autoriale dhe për të drejtat e ngjashme.
– Për shkak se te ne ka qasje shumë të vogël në resurset e hapura arsimore, nevojitet të bëhet ndryshim në disa ligje, mirëpo, kuptohet, me këtë rast duhet të kihet kujdes që të mos shkilen të drejtat autoriale të autorëve të teksteve shkollore – deklaroi përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis.
Iniciativat e tyre i prezantoi edhe shoqata “HOPS – opcione për jetë të shëndoshë”, “Qendra për hulumtime dhe analiza juridike”, “Softueri i lirë”, “Vilson Maqedoni”, “Forumi arsimor rinor”, “Platforma maqedonase kundër varfërisë”, “Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive – Inkluziva”, “Civil” – Qendra për liri dhe JEF – federalistët e rinj, si dhe “Instituti për të drejtat e njeriut”.
Ndaje: