Foto: Ditët e edukimit mediatik

Panel diskutimi me titull “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformatave” organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të konferencës “Arsimimi mediatik në hapësirat digjitale” që do të mbahet më 24 tetor në Raguza 360 në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Diskutimi organizohet përmes Projektit “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” i mbështetur nga Mbretëria e Holandës.

Ekspertët nga vendi dhe rajoni do të diskutojnë situatën aktuale dhe iniciativat për të trajtuar dezinformimin përmes sinergjisë ndërsektoriale të kërkimit, gazetarisë, edukimit mediatik dhe digjital dhe avokimit për zhvillimin e politikave dhe strategjive publike.

“Panelistët vendas Filip Stojanovski, Goran Rizaov dhe Despina Kovaçevska nga Fondacioni Metamorfozis do të ndajnë njohuri së bashku me Albulena Halilin, bashkëpunëtore hulumtuese nga Instituti Max van der Stul në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Duke pasur parasysh se vendet e Ballkanit po përballen me sfida të ngjashme, Nikola Petroviç, drejtor i institutit kërkimor Qendra për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (fondi ISAC) nga Serbia dhe gazetarja Jona Plumbi nga shërbimi i verifikimit të fakteve Faktoje nga Shqipëria do të ndajnë përvojat e tyre”, thonë nga Fondacioni Metamorfozis.

Paneli fillon të martën në orën 10:30 dhe përveç Raguza 360 mund të transmetohet edhe online në Zoom përmes këtij linku.

Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Konferenca “Edukimi mediatik në hapësirat digjitale” do të hapë edicionin e pestë të Ditëve të edukimit mediatik të organizuar nga Rrjeti i për edukim mediatik.

Konferenca, nga ana tjetër, organizohet nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Fondacioni Metamorfozis, Instituti maqedonas për media dhe IREKS dhe do të përbëhet nga tri pjesë – dy panele dhe një punëtori.

Ditët e edukimit mediatik janë ngjarja më e rëndësishme kombëtare për mobilizimin e qytetarëve, institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve shtetërore dhe për ndërgjegjësimin për progresin e arritur në media dhe informacion.

Ndaje: