Qëllimi është që të interesuarve t’u mundësohet të njihen me potencialet që i ofrojnë veglat kompjuterike që të munden të shfrytëzohen sa më shumë që është e mundur për promovimin e demokracisë, transparencës dhe aktivizmit.

Duke filluar prej ditës së hënë, 19 dhjetor, deri më 29 dhjetor, çdo ditë, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, ndërmjet orës 16 dhe 17, do të mbahen punëtori në tema të ndryshme me prezantim të veglave të ndryshme. Çdo punëtori tematike do të përbëhet nga një pjesë e shkurtër hyrëse teorike dhe punë praktike. Varësisht nga interesi i pjesëmarrësve si dhe nga vetë tema, punëtoritë mund të marrin formë të konsultimeve ose të diskutimeve.

19 dhjetor, e hënë

Shfrytëzimi i rrjeteve sociale për promovimin e aktiviteteve të OJQ-ve

Prezantim i një grupi veglash për rritje të dukshmërisë në internet të aktiviteve që janë realizuar dhe për promovim të përmbajtjeve. Do të përfshihen Facebook-u, Тwitter-i, Slideshare-i, Youtube-i dhe Flickr-i. Përveç prezantimit të shkurtër të aspektit teknik, do të sugjerohen edhe taktika të dobishme për promovim në kontekstin e dhënë.

20 dhjetor, e martë

Si deri te promovimi më i madh i ueb-faqes ose blogut tuaj me ndihmën e Ping?

Prezantim i ueb-faqes ping.mk, mënyrën se si mund të shfrytëzohet ajo me qëllim që të mundësojë prezencë më të madhe të përmbajtjeve të ueb-faqes ose blogut tuaj në internet, si dhe pasqyrë e mundësive plotësuese për interaksion dhe publikim të drejtpërdrejtë të përmbajtjeve tekstuale.

21 dhjetor, e mërkurë

Si t’i trajtoni mbeturinat elektronike?

Prezantim i mënyrës së trajtimit të pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike në shtëpinë ose në hapësirën tuaj të punës.

22 dhjetor, e enjte

Përfitimet nga puna vullnetare si autor dhe/ose përkthyes për Global voices online

Prezantim i projektit ndërkombëtar Global voices online, mënyrat se si kandidatët e interesuar mund të kyçen dhe shkathtësitë të cilat mund t’i përfitojnë ose t’i përforcojnë. Ekziston mundësia për shkrim dhe përkthim në maqedonisht dhe në shqip.

23 dhjetor, e premte

Si deri te dukshmëria më e madhe e OJQ-ve nëpërmjet blogimit?

Shfrytëzimi i ueb-faqes kauza.mk si platformë për publikim të përmbajtjeve në internet për ndonjë temë të caktuar dhe mësimi i rregullave dhe i teknikave themelore për ueb-redaktim. Vegla mund të shfrytëzohet si medium primar për publikim të përmbajtjeve për ndonjë kauzë të caktuar, gjegjësisht për ndonjë temë të caktuar, me ç’rast ekziston edhe mundësi për hapje të nënfaqes së re tematike, në qoftë se nuk ekziston një e tillë. Ueb-faqja kauza.mk bazohet në platfromën WordPress, që do të thotë se pjesëmarrësit e punëtorisë në të ardhmen nuk do ta kenë vështirë të punojnë në cilëndo ueb-faqe që e përdor atë.

26 dhjetor, e hënë

Aktivizmi qytetar duke i shfrytëzuar ueb-veglat që janë në dispozicion

Prezantim i disa veglave që mund të shfrytëzohen nga vetë qytetarët që të nxisin zgjidhje të ndonjë problemi infrastrukturor (Popravi), komunikim me të zgjedhurit e tyre në nivel lokal (Pishi im), informim për përmbushjen e premtimeve të partive politike (Vërtetmatës) dhe krahasimi i qëndrimeve personale me programet politike të partive gjatë zgjedhjeve (Votëmatësi).

27 dhjetor, e martë

Bazat e shfrytëzimit të platformës Joomla për ueb-faqe të OJQ-ve

Puna me ueb-faqe që bazohen në platformën Joomla dhe diskutim për mënyrat se si mund të optimizohet një ueb-faqe me qëllim t’u përgjigjet nevojave të një organizate, institucioni ose aktivizmit qytetar.

28 dhjetor, e mërkurë

Si t’i shfrytëzoni wiki-faqet për promovim të problemeve dhe ngjarjeve lokale?

Punë praktike në wiki-platformën me mundësi për t’u kyçur në punën e ueb-faqes wiki.mk ose shfrytëzimin e saj për promovimin e përmbajtjeve vetjake me rëndësi lokale. Pjesëmarrja në këtë punëtori do të mundësojë nxënie të njohurive për publikim të përmbajtjeve edhe në Wikipedia.

29 dhjetor, e enjte

Si të mbrohen fëmijët në internet?

Projektim i filmave edukativë dhe i përmbajtjeve të tjera nga fusha e mbrojtjes së privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve në internet dhe prezantim i veglave që janë në dispozicion si dhe këshilla që ndihmojnë në këtë proces. Ngjarja u dedikohet prindërve, arsimtarëve dhe OJQ-ve që merren me të drejtat e njeriut.

Çdokush që është i interesuar të marrë pjesë në njërën ose në më tepër ngjarje, duhet vetëm të vijë te Fondacioni Metamorfozis (rr. Apostoll Gusllarot 40, Shkup, Maqedoni) në terminet e përcaktuara. Në qoftë se keni ndonjë pyetje, mund të na kontaktoni në contact@metamorphosis.org.mk ose në telefonin: 02/3019-325.

Ndaje: