Trajnimi zgjati 3 ditë pune dhe filloi me sesionin për fotografi ku pjesëmarrësit u njoftuan me teknikat për përpunim të shpejtë të fotografive të dedikuara për vendosjen e tyre në ueb me ndihmën e softuerit Picasa, e poashtu fituan njohuri për përpunim të avancuar të fotografive me ndihmën e softuerit për përpunim të fotografive Gimp.
Gjysma e dytë e ditës vazhdoi me sesionin për përpunimin e audio-inçizimeve. Në këtë sesion pjesëmarrësit inçizonin me ndihmën e kompjuterit dhe mikrofonit, e përdorën softuerin Audacity që ta përpunojnë materialin e inçizuar dhe në atë mënyrë i përfituan njohuritë themelore teknike për krijimin dhe përpunimin rim e audio-inçizimeve që janë të dedikuara për t’i vendosur në ueb.
Ditën e dytë, pjesëmarrësit u njoftuan me procesin e përpunimit të video-materialeve dhe përfituan shkathtësi për krijimin dhe përpunimin e video-materialeve që janë të dedikuara për vendosje në ueb. Edhe në këtë sesion, pjesëmarrësit e zbatuan në mënyrë praktike atë që e kishin mësuar duke realizuar një ushtrim për përpunim të videos në Windows movie maker.
Pjesën tjetër të ditës pjesëmarrësit punuan me shërbimet që u mundësojnë të krijojnë përmbajtje multimediale në ueb. Në këtë sesion, përveç që u njoftuan me shërbimet onlajn, nëpërmjet ushtrimeve praktike që u ndërlidhën me punën e sesioneve paraprake, atë që e kishin punuar më parë e shfrytëzuan për të krijuar shou me slajde fotografish me ndihmën e shërbimit për fotografi Flickr, për të publikuar audio-përmbajtje në ueb me Sound Cloud, për të përgatitur slajdkaste (prezantime + mbështetje audio) me Slideshare, për të publikuar dhe për të përpunuar video-përmbajtje në ueb me Youtube, si dhe për të titluar video-përmbajtje me Dotsub. Këto njohuri do t’u ndihmojnë atyre që të krijojnë përmbajtje multimediale nëpërmjet ueb-shërbimeve pa pagesë dhe t’i shfrytëzojnë këto shërbime për pasurimin e artikujve të tyre në ueb, si dhe për t’i dhënë një komponentë multimediale lajmeve të tyre të përditshme.
Dita e fundit, filloi me njohjen e rregullave për shkrim në ueb nëpërmjet punës praktike në WordPress dhe në Joomla, dhe pjesëmarrësit nëpërmjet ushtrimeve mësuan si t’i redaktojnë lajmet e tyre dhe si të fusin përmbajtje multimediale në artikujt e tyre për ueb. Në fund të këtij sesioni ata u njoftuan edhe me licencat Creative Commons dhe zbatimin e tyre praktik në kontekst digjital.
Në sesionin e fundit të trajnimit treditor, pjesëmarrësve iu prezantuan taktikat për promovim të ueb-përmbajtjeve nëpërmjet mediumeve sociale Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, Pinterest dhe Google+, si dhe teknikat për interaksion me publikun onlajn dhe tërheqjen e publikut të ri. Sesioni i fundit u mundësoi pjesëmarrësve të jenë në hap me trendet më të reja për promovim nëpërmjet mediumeve sociale.
Me këtë trajnim, numri i gazetarëve të trajnuar arriti në 43, por trajnimet nuk përfundojnë këtu – Metamorfozis vazhdon edhe më tutje me implementimin e tyre.
Ndaje: