Grupi punues për prezantimin e Strategjisë së Transparencës mbajti një takim pune dy ditor, me datë 7 dhe 8 Qershorë 2023. Qëllimi i takimit të mbajtur në Shkup ishte që të rishikonte prioritetet e caktuara në draft planin e propozuar për Strategjinë për Trasnparencë dhe përgatitja e një Draft Plan Veprimi për implementimin e kësaj strategjie. Pesëmbëdhjetë përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore e rishikuan dhe propozuan aktivitete dhe masa me qëllim që të risin transparencën dhe të vendosin një proces të hapur dhe të kuptueshëm në mes qytetarëve dhe institucioneve.

Fondacioni Metamorfozis në mënyrë efektive bashkëpunon me Kabinetin e Zëvendës Kryeministres e përgjegjëshme për politika të qeverisjes së mirë dhe në process për përgatitjen e Strategjisë së Transparencës ofron ndihmë financiare dhe ndihmë nga ekspert të fushës.

Strategjia e re e Qeverisë për Transparencën me Plan Veprimi (2023-2026) synon që të japë udhëzime dhe parime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve, vazhdimin e praktikave pozitive të bashkëpunimit dhe transparencës aktive të përcaktuara nga strategjia e mëparshme.

 

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: