Kemi nderin dhe kënaqësinë se fituesit e konkursit të këtij viti “Arsimtari/Arsimtarja më i/e mirë për RHA i shkollës fillore për vitin 2020” janë Keti Naumoska (Shkolla Fillore “Kuzman Josifoski-Pitu”, Kërçovë), Jugosllav Spasiq (Shkolla Fillore Komunale “Krste Misirkov”, Kumanovë) dhe Aleksandra Bllazhevska (Shkolla Fillore Komunale “Jan Amos Komenski”, Shkup).

Urime për fituesit, si dhe për të gjithë ata që aplikuan për të marrë pjesë në konkurs – punimet tuaja kanë kontribuar jashtëzakonisht në pasurimin e cilësisë së arsimit për shumë nxënës. Fituesit më të mëdhenj dhe të vetëm të vërtetë të kësaj nisme janë në pikërisht – nxënësit, të cilët ju kanë juve, arsimtarëve dhe arsimtareve të përkushtuar/a si edukatorë dhe mësues, të cilët në mënyra novatore përpiqen t’i zgjerojnë njohuritë dhe horizontet tuaja.

Tabela 1. Pikat e hollësishme të 10 paraqitjeve më të mira – klikoni në tabelë për pamje më të madhe

Urime për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 20 Nëntorin, dhe ju ftojmë të qëndroni në kontakt me aktivitetet që kanë të bëjnë me resurset e hapura arsimore të Fondacionit Metamorfozis (dhe përmes faqes tonë në Facebook), dhe aktivitetet që pasojnë.

Projekti Resurset e Hapura Arsimore dhe konkursi “Arsimtari/Arsimtarja më i/e mirë për RHA i shkollës fillore për vitin 2020” financohen nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: