Më 27 tetor, Fondacioni Metamorfozis ishte pjesë e konferencës “Aftësitë digjitale për angazhimin qytetar” të organizuar nga Shoqata Alumni Maqedono-Amerikane (MAAA) dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21. Në konferencë morën pjesë të rinj të interesuar nga shkollat e mesme dhe profesorë të cilët ishin pjesë e projektit.

Fjalime hyrëse u mbajtën kryetarja e MAAA, Verica Jordanova, Marlen Nis, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA në Maqedoninë e Veriut dhe Millan Tançeski, drejtor ekzekutiv i Blink 42-21. Si folës në konferencë, fjalim pati edhe Nikos Panajotu, profesor inordinar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv në Universitetin Aristotel të Selanikut dhe kryetar i DCN Global.

Pas fjalimeve hyrëse, u prezantuan iniciativat e realizuara përmes projektit, të pasuara nga një diskutim në panel për rëndësinë e aftësive digjitale, statusin dhe mundësitë për arsim dhe aftësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Moderator i diskutimit ishte Bojan Kordallov, ekspert dhe anëtar i MAAA-së, ndërsa panelistë ishin Millan Tançevski – drejtor ekzekutiv i Blink 42-21, Vesna Ivanovska – nënkryetare e Këshillit Drejtues të MASIT-it, Dejan Zllatkovski – menaxher i projekteve në UNDP. Azir Aliu – përfaqësues i universitetit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Aftësi të Ardhshme nga Tetova, Dr. Dimitar Jovevski – profesor në katedrën për e-biznes në Fakultetin Ekonomik dhe Milla Josifovska Danillovska – koordinatore e programeve në Fondacionin “Metamorfozis”.

Në diskutim, përfaqësuesja e Fondacionit Metamorfozis më së shumti iu referua rëndësisë së përmirësimit të aftësive digjitale tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek të rinjtë, sepse çdo ditë shfaqen arritje të reja digjitale që sjellin mundësi të reja për punë me rritje të produktivitetit dhe ofrim më efikas të shërbimeve.

Në vitet e fundit është bërë e qartë se nëse nuk e përqafojmë teknologjinë dhe nuk i përshtatim aftësitë dhe shprehitë tona në mënyrë adekuate, rrezikojmë të mbetemi të harruar dhe të ngulitur në hendekun digjital. Disa kohë më parë hasa në një pamje shumë interesante të teorisë së evolucionit të Darvinit të quajtur Darvinizmi Digjital, sipas të cilit speciet që mbijetojnë nuk janë ato që janë më të fortat apo më të zgjuarat, por ato që përshtaten më lehtë ndaj ndryshimeve – mendoj që kjo vlen edhe në këtë rast” – përfundoi ajo.

Josifovska Danillovska gjithashtu iu referua rëndësisë së edukimit digjital të gjithë popullatës në mënyrë që ata të mund t’i ndjejnë në mënyrë aktive përfitimet e transformimit digjital. Paralelisht me edukimin digjital, ajo tha se duhet punuar për ndërgjegjësimin kolektiv për përfitimet e përdorimit të teknologjive digjitale, duke i theksuar rreziqet që rrjedhin nga përdorimi jo i duhur i tyre. Në drejtim të ndërtimit të aftësive të tyre digjitale, si rekomandime përfundimtare, Josifovska Danillovska u rekomandoi të rinjve të hulumtojnë, të kërkojnë dhe të jenë të zëshëm në kërkesat e tyre.

Ndaje: