Të nderuar,

Ju ftojmë në takimin e katërt në kuadër të iniciativës “Biseda për Privatësinë”, e cila do të jetë në temën “Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e tregtisë elektronike.” Në takim do të marrë pjesë Igor Kuzevski, ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ish-zëvendës drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Bidesa e katërt “Biseda për Privatësinë” do të mbahet më 21 shkurt, me fillim nga ora 15:00, në Dhomën publike (Dhoma Publike ndodhet në rr. Divizioni 50, nr 22 në Shkup. Lokacionin mund ta shihni në këtë link.)

Pjesëmarrësit e takimit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për rreziqet e blerjes dhe pagesës online dhe mënyrat se si mund të kapërcehen këto rreziqe, si dhe do të ofrohet hapësirë për diskutim dhe shkëmbim të përvojave në këtë temë.

Agjendën e ngjarjes mund ta gjeni këtu, ndërsa pjesëmarrjen tuaj mund ta regjistroni duke e plotësuar formularin që gjendet në këtë link.

Për pjesëmarrësit që nuk janë nga Shkupi, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në takim do t’u rimbursohen në shumën e një bilete autobusi vajtje-ardhje nga vendbanimi për në Shkup. Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të na siguroni faturat dhe biletat origjinale të udhëtimit.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion në lidhje me takimin, ju lutemi na kontaktoni në vesna@metamorphosis.org.mk.

Me respekt,

Fondacioni Metamorfozis

* Duke pasur parasysh se takimi do të organizohet në ambiente të mbyllura, kushti për hyrje është posedimi i certifikatës/konfirmimit për imunizimin nga virusi Kovid-19, gjegjësisht për marrjen e dy dozave të vaksinës ose konfirmimin se e keni kaluar Kovid në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Ndaje: