Мени

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën “ACTA – Qytetarët aktivë ndërmarrin aksion” në Maribor – Slloveni

Temat kryesore që do t’i përfshijë konferenca janë:

  • Rregullimi i internetit
  • Interneti si vegël për demokraci
  • Kriza demokratike në BE

Konferenca do të përfshijë forma të ndryshme të prezantimeve, duke filluar nga ligjëratat teorike deri te punëtoritë dhe debatet, ndërsa gjuha e punës është anglishtja.

Harxhimet e vendosjes dhe të transportit për pjesëmarrje në konferencë do t’i mbulojë fondacioni Metamorfozis. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 5 (pesë).

Konferenca është pjesë e projektit ndërkombëtar, që i bashkon qytetarët aktivë në organizatat rinore dhe ato joqeveritare në internet nga vendet e ndryshme evropiane që të diskutojnë për të drejta autoriale, piraterinë dhe privatësinë në internet, si dhe për mundësitë që i ofron interneti si vegël për demokraci, aktivizëm politik dhe protesta.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar luten që ta plotësojnë aplikacionin e plotë dhe ta dërgojnë te: elena@metamorphosis.org.mk më së voni deri më 24 shkurt 2013.