Si pasojë e krizës, gjatë periudhës së kaluar cilësia e arsimit të marrë nga nxënësit në arsimin fillor ka rënë në mënyrë të pashmangshme, por jo për të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë. Pabarazitë ekzistuese ekonomike, të cilat ishin pengesë edhe para krizës, u bënë edhe më të theksuara dhe kontribuan më tej për dallimin në cilësinë e arsimit. Fatkeqësisht, në RMV ka akoma shkolla në të cilat qasja në internet është joadekuate, ndërsa infrastruktura e TIK-ut është në gjendje të keqe ose nuk ekziston fare.
Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit Resurset e Hapura Arsimore, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni (FSHHM), kreu një hulumtim mbi gjendjen e mësimdhënies online, me fokus në shkollat fillore në vendin tonë. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte përcaktimi i gjendjeve dhe i sfidave të mësimdhënies online në shkollat fillore në RMV në periudhën mars – qershor 2020, dhe përmes njohurive empirike të jepen rekomandime përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe adresimin e sfidave të identifikuara.
Shpresojmë që analiza e të dhënave të mbledhura dhe rekomandimet e dhëna në këtë dokument do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes me mësimdhënien online, në kënaqësinë e të gjitha palëve të interesuara.
Hulumtimin e plotë mund ta merrni në këtë link.
Ndaje: