Platforma kundër gjuhës së urrejtjes [1] e dënon ngjarjen në të cilën është demoluar Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir [2]. Në fakt, në Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe më 22 nëntor, në orët e vona të mbrëmjes, autorë të panjohur e kanë vandalizuar Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, duke shkruar me këtë rast tekst që pëmban gjuhë të urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike, gjegjësisht dërgon porosi ofenduese dhe nënçmuese ndaj bashkësisë etnike shqiptare. Ky është sulmi i katërt i këtillë ndaj Muzeut. Incidenti paraprak ka ndodhur vetëm 10 ditë më parë [3], me ç’rast në derën e hyrjes së Muzeut ishte vizatuar një kryq i thyer, ndërsa incidenti i parë dhe i dytë ndodhën në maj dhe korrik të vitit 2013 [4].
Platforma u bën thirrje organeve kompetente të ndërmarrin masa urgjente për ndjekjen dhe dënimin e autorëve. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente shtetërore, Ministrisë për Punë të Brendshme, prokurorive publike dhe gjykatave të ndërmarrin masa urgjente dhe pa u vonuar për ndjekjen e gjuhës së urrejtjes. Përkujtojmë se mosndëshkimi i përhapjes dhe i promovimit të gjuhës së urrejtjes paraqet tolerim dhe arsyetim të gjuhës së urrejtjes. Bile edhe më i tmerrshëm është fakti se inkurajohet përdorimi i saj, që pashmangshëm çon drejt rrezikut që të shkaktojë dhe të rezultojë me vepra nga urrejtja. Në një shoqëri demokratike, në të cilën promovohet toleranca, barazia dhe bashkëjetesa, nuk duhet të lihet hapësirë për vazhdimin e gjuhës së urrejtes dhe nuk duhet të tolerohet përdorimi i saj.
[1] Anëtarë të Platformës janë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Qendra për mbështetje e LGBTI, Меtamorfozis – Fondacioni për internet dhe shoqëri, MIM – Instituti për medie i Maqedonisë, Civil MK, Paktis – Prilep dhe Multikultura – Tetovë, Forumi Arsimor Rinor.
[2] http://24vesti.mk/vandalizam-oshteten-muzejot-na-albanskata-azbuka-vo-bitola
[3] http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/344
[4] http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/45
http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/75
Ndaje: