Konferenca nacionale për promovimin e aktiviteteve kundër gjuhës së urrejtjes do të mbahet të premten (30.05.2014) në hotelin TCC Grand Plaza.
Ngjarja organizohet nga Komiteti nacional kundër gjuhës së urrejtjes, e me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup me qëllim të prezantimit të aktiviteve dhe të resurseve të të gjitha institucioneve nacionale dhe organizatave kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë.
Në konferencë do të prezantohen rezultatet e aktiviteteve, e njëkohësisht do të diskutohen edhe aktivitetet e mëtutjeshme, si dhe mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet palëve të involvuara.
Аgjend e konferencës:
10:00 | Fjalimi hyrës (Tome Sheqerxhiev, përfaqësues i Misionit të OSBE-së në Shkup) Aktivitete kundër gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë |
10:15 | Fushata nacionale kundër gjuhës së urrejtjes: Qëllimet dhe aktivitetet e deritanishme (Zorica Stamenkovska, koordinator nacional i fushatës) |
10:30 | Prezantim i aktiviteteve të Komiteteti të Helsinkit të Maqedonisë www.govornaomraza.mk (Uranija Pirovska, drejtore ekzekutive) |
10:45 | Prezantim i aktiviteteve të Institutit maqedonas të mediumeve www.bezomrazno.mk (Biljana Petkovska, drejtore) |
11:00 | Prezantim i aktiviteteve të fondacionit Metamorfozis www.nemrazi.mk (Filip Stojanovski, drejtor programor) |
11:15 | Gjuha e urrejtjes në mesin e të rinjve: Prezantim i aktiviteve të PSUKM në kuadër të Fushatës nacionale kundër gjuhës së urrejtjes (Marija Vasilevska, sekretare gjenerale e PSUKM) |
11:30 | Gjuha e urrejtjes në mesin e të rinjve: Arsimi joformal dhe mendimi kritik kundrejt gjuhës së urrejtjes (Marja Zabërçanec, drejtor ekzekutiv i FAR-it) |
11:45 | Gjuha e urrejtjes në mesin e forumeve rinore të partive politike: Prezantimi i aktiviteteve të “Institut Ohrid” në kuadër të Fushatës nacionale kundër gjuhës së urrejtjes (Ruzhica Stojanovska, menaxhere e projektit) |
12:00 | Pyetje dhe diskutim për aktivitetet e prezantuara |
12:30 | Diskutim: – Dobësitë e aktiviteve të deritanishme – Sfidat e mëtutjeshme |
Ndaje: