Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis shpall konkurs për zgjidhje grafike (ilustrime) me të cilat në mënyrë figurative do të paraqiten format kundër gjuhës së urrejtjes në internet, me qëllim që të shënohen si dukuri dhe të tregohet dëmi që ato ia shkaktojnë gjithë shoqërisë, e në kuadër të iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e R. të Maqedonisë, ndërsa në konkurs do të ndahen dy shpërblime shpërblimi i jurisë dhe shpërblimi i publikut për popullaritet.

  • Shpërblimi i jurisë, në vlerë prej 500 eurosh


Zgjidhjet ideore që do të pranohen do të vlerësohen në mënyrë të veçantë nga një komision i përbërë nga përfaqësues të inicativës kundër gjuhës së urrejtjes. Do të vlerësohen ideja dhe inovacioni, ndërsa zgjidhja më kreative që do të zgjidhet nga komisioni i jurisë do të përdoret si element vizual për dizajnin e ueb-faqes nemrazi.mk, si dhe për aktivitete promovuese kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

  • Shpërblimi i publikut për popullaritet, në vlerë prej 200 eurosh


Të gjitha zgjidhjet që do të pranohen do të publikohen nëpërmjet faqes në Facebookwww.facebook.com/nemrazi. Zgjidhja me numër më të madh të “like”-eve për ilustrimet që e përbëjnë atë do të konsiderohet favorit i publikut dhe do ta fitojë shpërblimin për popullaritet. Çdo përpjekje për keqpërdorim duke shfrytëzuar profile të rrejshme ose skripta të automatizuara do të sanksionohet nga ana e organizatorit të konkursit.


Kushtet teknike për pjesëmarrje për zgjidhjen më të mirë grafike:

Çdo zgjidhje e propozuar grafike duhe të përbajë një seri prej së рaku gjashtë (6) ilustrimesh në temën “Ndal për gjuhën e urrejtjes në internet” edhe atë:

  • Një ilustrim kryesor – logo që do ta paraqesë porosinë e përgjithshme “Ndal për gjuhën e urrejtjes në internet”


Poashtu, zgjidhja grafike duhe të përmbajë së paku pesë ilustrime që do t’i paraqesin të gjitha ose një pjesë të këtyre porosive:

  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë etnike (përkatësisë ndaj një bashkësie etnike)
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë nacionale (shtetësisë)
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë racore
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë të prejardhjes dhe/ose gjinisë
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë të orientimit seksual
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë të fesë
  • Ndal për gjuhën e urrejtjes në bazë të bindjes politike ose ndonjë bindjeje tjetër

Ilustrimet që do ta përbëjnë çdo zgjidhje të dërguar duhet të jenë në formë të serisë prej 6 deri në 8 fotografive të veçanta, me dimensione minimale prej 500 х 500 px, në formatin .jpeg ose .png, me madhësi maksimale prej 5MB.

Çdo autor individual mund të marrë pjesë me më shumë se një zgjidhje. Në qoftë se një autor merr pjesë me më tepër zgjidhje grafike, ato duhet të dallojnë dukshëm në aspekt vizual nga njëra tjetra. Për çdo propozim-zgjidhje duhet të dërgojë porosi të veçantë me e-mail.


Mënyra e paraqitjes:

Zgjidhjet ideore duhet të dërgohen me e-mail në adresën konkurs@nemrazi.mk, më së voni deri 10 mars 2014 (deri në mesnatë). Dërgimi i zgjidhjeve grafike nënkupton pëlqim të autorit me të cilin i pranon të gjitha kushtet e konkursit.

Gjatë dërgimit të zgjidhjeve grafike, autorët duhet të theksojnë se a duan që propozim-zgjidhja e tyre të publikohet me emrin e tyre të plotë apo me ndonjë pseudonim (shifër).

Për më tepër informata, kandidatët e interesuar mund t’i drejtohen Temjana Popovskës nëpërmjet e-mail-it: temjana@metamorphosis.org.mk ose në telefonin 02/3109-325.


Korniza kohore:

Paraqitja për konkursin mund të bëhet deri të hënën, 10 mars 2014, deri në mesnatë.

Zgjidhjet e pranuara ideore do të ekspozohen në faqen në Facebook facebook.com/nemrazi prej 11 marsit 2014 në orën 14, deri më 17 mars në orën 14, me ç’rast publiku do të mund ta japë mendim pozitiv për secilën prej tyre duke e bërë “like” secilën prej fotografive që e pëlqen.

Vendimi për ndarjen e shpërblimeve në konkurs do të publikohet më së voni deri të martën më 18 mars 2014 në orën 14.

Vërejtje:

  • Organizatori i konkursit ka të drejtën e ekspozimit publik të të gjitha veprave që janë paraqitur në konkurs dhe të drejtën plotësuese të publikimit të veprave të shpërblyera.
  • Zgjidhjet ideore do të publikohen me emër dhe mbiemër të plotë ose, me kërkesë të autorit, me pseudonim.
  • Shpërblimet do të paguhen në kundërvlerë në denarë, ndërsa shumat janë vlera bruto.
  • Të dhënat personale të kandidatëve të paraqitur u mbeten të njohura vetëm organizatorit të konkursit dhe ato nuk do të publikohen pa lejen e autorit.
  • Autorët, pjesëmarrës të konkursit pajtohen që propozim-zgjidhjet e tyre të publikohen në internet duke e përdorur licencën Creative commons thekso-burimin 2.5 Maqedoni, nëpërmjet të së cilës jepet e drejta që ilustrimet të kopjohen, të shfrytëzohen dhe të ripublikohen nga publiku me kusht që të theksohet emri dhe/ose linku deri te autori.
  • Fituesit e shpërblimeve pajtohen që fondacionit Metamorfozis t’ia dorëzojnë edhe fajllat burimorë (ang. source files) të zgjidhjes së shpërblyer me qëllim që të mundësohet modifikimi eventual ose përkthimi i tekstit të futur, që nevojitet për përdorimin e tyre në ueb-faqen nemrazi.mk, në publikime të shtypura dhe në vende të tjera sipas zgjedhjes së fondacionit Metamorfozis.

Konkursi për zgjidhje grafike kundër gjuhës së urrejtjes në Internet, si aktivitet projekti i fondacionit Metamorfozis është pjesë e iniciativës së vazhdueshme kundër gjuhës së urrejtjes në Internet, e inicuar bashkërisht nga FAR-i, Metamorfozis, Rеаktor-i dhe Qendra për media të reja, në dhjetor të vitit 2012.

Ndaje: