Për ta përmirësuar informimin e qytetarëve me informata të sakta, të verifikuara dhe të besueshme mbi tema që janë me interes dhe me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve, Fondacioni Metamorfozis e krijoi grupin e hapur në Viber “De fakto: vetëm përmbajtje të verifikuara” të dedikuar për qytetarët. Përmes kësaj platforme në Viber do të publikohen informata të verifikuara për situatën me Kovid-19, mjedisin jetësor, regjistrimin e popullsisë, integrimet dhe gjithçka që është aktuale në jetën e përditshme të qytetarëve.
Me një klikim në linkun https://bit.ly/3hJqq7R çdokush do të jetë në gjendje të marrë informacion mbi temat në të cilat, për çështje të caktuara, do të konsultohen dhe ekspertë të fushave përkatëse, në mënyrë që të shmangen dezinformatat dhe manipulimet mediatike të publikut.

Ndaje: