Edicioni i katërt i Javës evropiane të kodimit do të mbahet pas më pak se pesë muaj! Prej 15 deri më 23 tetor, miliona fëmijë, të rinj, të rritur, prindër, arsimtarë, ndërmarrës dhe krijues të politikave përsëri do të mblidhen në ngjarjet që do të mbahen nëpër klasa dhe biblioteka anembanë Evropës dhe më gjerë për të koduar.

Java evropiane e kodimit është lëvizje qytetare që udhëhiqet nga vullnetarë që e promovojnë kodimin në vendet e tyre si ambasadorë të Javës evropiane të kodimit. Vitin e kaluar, më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në rreth 8.000 ngjarje për kodim në 46 vende anembanë Evropës dhe më gjerë. Këtë vit, java e kodimit u bashkua me Public Libraries 2020 (Bibliotekat publike 2020), që është një rrjet prej 65.000 bibliotekash lokale në BE. Ata përpiqen të organizojnë “kënde për kodim” ose punëtori për kodim në bibliotekat lokale anembanë Evropës.

Duhet ta përshpejtojmë avancimin e shkathtësive digjitale, duke e përfshirë edhe kodimin. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm në punën tuaj, në biznesin tuaj dhe në sektorin e prodhimit, Ju duhet të keni portfolio me shkathtësi digjitale. Java evropiane e kodimit ofron mundësoi për mësim të shkathtësive digjitale, të cilat janë kyçe në tregun e punës – Gunter H. Otinger, Komesar për ekonomi digjitale dhe shoqëri.

Sikurse edhe në vitin 2015, shkollat janë ftuar që të organizojnë ngjarje për kodim nën ombrellën e sfidës së quajtur CodeWeek4All (Java e kodimit për të gjithë) ku do të kyçen sa më shumë nxënës dhe studentë që është e mundur. Shkollat në të cilat do të ketë së paku 50% jehonë për pjesëmarrje do të fitojnë Certificate of Excellence in Coding Literacy (Certifikatë për përsosmëri në njohuritë elementare për kodim). Rreth gjashtëqind shkolla morën pjesë në sfidën që u organizua vitin e kaluar, ndërsa certifikatë për përsosmëri fituan më se dyqind shkolla.

Nënkryetari i Digital Single Market Аndrus Ansip deklaroi: “Shkathtësitë digjitale janë kyçe për çdokë në shekullin e 21-të. Kodimi është mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse që të mësoni për teknologjinë e TI-së dhe të kodoni në një mjedis ka ka bashkëpunim. Këtë vit, duhet të jemi të sigurt se të gjithë në Evropë do të mund të marrin pjesë në javën e kodimit – dhe për këtë arsye partneritetet me autoritetet lokale dhe rajonale, bibliotekat rajonale dhe shoqatat e të rinjve janë të mirëseardhura”.

Аlesandro Boliolo, koordinator i ambasadorëve të javës së kodimit deklaroi: “Kodimi i shndërron intuitat në zgjidhje, idetë në novacione. Mendimi kompjuterik e çliron potencialin për kreativitet. Nuk bëhet fjalë për teknologji, por për përsosje personale. Mos e lëshoni mundësinë që të mësoni të kodoni gjatë Javës evropiane të kodimit 2016 dhe ndajeni emocionin me familjen, nxënësit, studentët, miqtë Tuaj, si dhe me miliona njerëz anembanë botës”.

Java evropiane e kodimit – bashkangjitu dhe kodo në mënyrën të tënde!

Çdokush mund të krijojë me anë të kodit. I ftojmë të gjitha shkollat, fëmijët, programuesit, të rinjtë, arsimtarët, bizneset që t’i shqyrtojnë doracakët tanë dhe të fillojnë ta planifikojnë ngjarjen e tyre. Mos harroni ta shtoni ngjarjen tuaj në hartën e javës së kodimit: http://codeweek.eu.

  • Fëmijët/tinejxherët/të rriturit mund të marrin pjesë në ngjarje për kodim dhe të organizojnë ngjarje të tyre që t’u tregojnë të tjerëve se si krijohet kodi.
  • Programuesit mund të organizojnë punëtori në shkollat lokale, në haklaboratoritë, ose në qendrat shoqërore
  • Arsimtarët mund të mbajnë orë nga kodimi, t’i shpërndajnë planet për orë, të organizojnë punëtori për kolegët, të ftojnë trajnues dhe prindër që dijnë të kodojnë që ta prezantojnë përvojën e tyre dhe të marrin pjesë në sfidën CodeWeek4All
  • Prindërit mund t’i inkurajojnë fëmijët e tyre që të marrin pjesë në punëtorinë për kodim
  • Bizneset dhe organizatat jofitimprurëse mund të mbajnë punëtori për kodim, t’i “huazojnë” të punësuarit e tyre si trajnues në aksionin “kthim në trajnim”, të organizojnë sifda zbavitëse me kodim për studentët dhe të ofrojnë sponsorim për ngjarjet e kodimit
  • Të gjithë që do të marrin pjesë në ndonjë aktivitet me kodim mund ta prezantojnë përvojën e tyre dhe t’i inspirojnë të tjerët!

Pse të mësoni të kodoni?

Jetojmë në një botë që e ka kapluar zhvillimi i shpejtë i teknologjisë. Mënyra në të cilën punojmë, komunikojmë, bëjmë tregti dhe mendojmë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Që të ballafaqohemi me këto ndryshime të shpejta dhe që bota rreth nesh të ketë kuptim, ne jo vetëm që duhet ta zhvillojmë kuptimin tonë për atë se si funksionon teknologjia, por duhet të zhvillojmë shkathtësi dhe aftësi, që do të na ndihmojnë të përshtatemi me jetën që zhvillohet në kohë e re.

Mësimi i kodimit na ndihmon që të ndërtojmë pasqyrë për atë se si funksionojnë gjërat, të hulumtojmë ide dhe të krijojmë gjëra të reja, si për argëtim ashtu edhe për punë. Aq më tepër, kodimi na ndihmon ta çlirojmë kreativitetin tonë dhe të bashkëpunojmë me njerëz të shkëlqyeshëm që janë afër nesh dhe anembanë botës. Është me rëndësi që kodimi t’u bëhet i afërt të gjithëve dhe Java evropiane e kodimit ka për qëllim të përfshijë po aq vajza dhe gra sa ka djem dhe burra. Në vitin 2015, rreth 50% e pjesëmarrësve të ngjarjeve për kodim ishin vajza!

Kodimi është hapi juaj përpara drejt shkathtësive digjitale për punë dhe jetë

Ekonomia dhe shoqëria jonë kërkojnë të posedojmë së paku shathtësi themelore digjitale. Pa marrë parasysh si e jetoni jetën ose çfarë pune keni, shkathtësitë digjitale dhe kodimi janë ose do të jenë pjesë e jetës ose punës Tuaj. Përveç kësaj, profesionistët e TIK-ut janë shtylla kryesore e fuqisë bashkëkohore të punës në të gjitha sektorët e ekonomisë evropiane. Kërkesa në nivel vjetor rritej për 3%, ndërsa numri i të diplomuarve në shkencat kompjuterike nuk mund ta përballojë këtë kërkesë. Prandaj, shumë vende të hapura të punës për profesionistë të TIK-ut nuk mund të plotësohen, edhe përkundër nivelit të lartë të papunësisë në Evropë. Nëse nuk e trajtojmë këtë problem në mënyrë adekuate në nivel evropian dhe nacional, mund të ballafaqohemi me mungesë prej rreth 800.000 profesionistëve të TIK-ut deri në vitin 2020.

Pаk më shumë për Javën evropiane të kodimit

Java evropiane e kodimit për herë të parë u mbajt në vitin 2013 në organizim të Këshilltarëve të rinj të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian, dhe është duke u rritur vazhdimisht. Komisioni Evropian e mbështet Javën evropiane të kodimit si pjesë të strategjisë së saj për Digital Single Market. Poashtu, Komisioni Evropian do të prezantojë shkathtësi digjitale gjatë iniciativës për shkathtësi në qershor të viti 2016.

Iniciativa e gëzon mbështetjen e lëvizjeve për kodim dhe edukim si CoderDojo dhe RailsGirls. Në ombrellën e Grand Coalition for Digital Jobs (Koalicionit të madh për vende digjitale të punës), Microsoft, SAP, Liberty Global dhe Facebook së bashku me European Schoolnet (rrjeti prej 31 Ministrive të Arsimit) e filluan EU Coding Initiative (Iniciativën evropiane për kodim), dhe shumë partnerë të Koalicionit të madh organizojnë ngjarje gjatë Javës evropiane për kodim.

E inspiruar nga Java evropiane e kodimit, Java afrikane e kodimit organizohet për herë të dytë, pas startit të suksesshëm në vitin 2015 me rreth 80,000 fëmijë dhe të rinj që koduan aenembanë kontinentit. E udhëhequr nga një partneritet multiaksional, Java afrikane e kodimit do të mbahet në 10 vende afrikane me mijëra ngjarje për kodim të dedikuara për fëmijët dhe të rriturit.

Linke të dobishme

Ueb-faqja e Javës evropiane të kodimit

Sfida CodeWeek4All

Twitter: @codeWeekEU Hashtag-u: #codeEU #DigitalSkills

Facebook: codeEU

Kontakti: Аmbasadorët e Javës evropiane të kodimit në vendin Tuaj

Ndaje: