Grante për mbështetje strategjike (GMS)

Projekti për pjesëmarrje civile në Maqedoni i USAID-it i fton organizatat e shoqërisë civile (OShC) në Maqedoni që të aplikojnë për Grante për mbështetje strategjike (GMS).

PPC është një program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i që kontribuon në arritjen e dy qëllimeve: (1) forcimin e angazhimit konstruktiv të OShC-ve për politikat dhe çështjet e interesit publik; dhe (2) rritjen dhe mbështetjen e angazhimit të të rinjve në jetën publike në Maqedoni. PPC është implementuar nga East West Management Institute, Inc (EWMI), në partneritet me katër OShC lokale: Metamorphosis, Fondacioni për internet dhe shoqëri (Metamorphosis), Shoqata për iniciativa demokratike (ShID), Fondacioni për shoqëri të hapur – Maqedoni (FShHM) dhe Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë (KKRM). GMS-të menaxhohen nga Metamorphosis.

Qëllimi i këtij raundi të GMS-ve është të mbështesë iniciativat e OShC-ve, duke përfshirë edhe think tank-at, të cilat u drejtohen fushave prioritare si në vijim:

  • Mbështetje për qytete dhe komunitete të qëndrueshme. Kjo përfshin iniciativa që transformojnë dhe i bëjnë qytetet dhe komunitetet më përfshirëse, më të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme; duke përfshirë lidhjen ndërmjet cilësisë së jetës në qytete dhe mënyrës se si qytetet menaxhojnë burimet natyrore; sigurimin e zgjidhjeve për kërkesë të përshpejtuar për shërbimet bazë, infrastrukturë, vende pune, tokë dhe strehim të përballueshëm, pa lënë pas dore komunitetet e varfra urbane që jetojnë në vendbanime joformale;
  • Mbështetje e komponentës së elasticitetit të komunitetit në Strategjinë kombëtare të qeverisë së Maqedonisë për të Luftuar ekstremizmin e dhunshëm (LEDh). Kjo përfshin iniciativat që forcojnë kohezionin social të komuniteteve në rrezik më të madh të përjetimit të fesë dhe radikalizimit në bazë etnike;
  • Promovimi dhe mbështetja e sipërmarrjeve sociale dhe ndërmarrjeve sociale. Kjo përfshin iniciativa që përqendrohen në përfshirjen e nevojave të grupeve të margjinalizuara dhe të cenueshme duke kombinuar risitë sociale dhe përgjegjësinë sociale.

PPC do të japë deri në 7 (shtatë) grante që rezultojnë nga kjo KpA. Shuma maksimale e grantit është 90,000 USD për një projekt që mund të zgjasë jo më pak se 24 (njëzet e katër) dhe deri 27 (njëzet e shtatë) muaj. PPC-ja rezervon të drejtën për të financuar ndonjë ose asnjë nga aplikacionet e dorëzuara.

Për ta shkarkuar kërkesën e plotë për aplikim, formularin për aplikim dhe formularin e buxhetit për Grantet për mbështetje strategjike, klikoni në linket e mëposhtme

Përndryshe, ju lutemi kontaktoni Koordinatorin e granteve të Metamorphosis, Znj. Elena Trifunovska, në elenat@metamorphosis.org.mk për paketën e aplikimit.

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE :ËSHTË DERI NË 14:00, 22 TETOR 2018

Ndaje: