Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës zbatoi aktivitete për ofrimin e mbështetjes për katër institucione të reja shtetërore për publikimin e të dhënave të hapura. Mbështetja për hapjen e grupeve të të dhënave të institucioneve të pushtetit qendror realizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, ndërsa aktiviteti konkret zbatohet për herë të tretë.

Gjatë vitit 2020, është ofruar mbështetje për hapjen e grupeve të të dhënave për pesë institucionet e mëposhtme:

  • Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
  • Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
  • Drejtoria e të Ardhurave Publike
  • Agjencia për Kadastër të Patundshmërive
  • Inspektorati Shtetëror i Tregut

Gjatë vitit 2021, është ofruar mbështetje për hapjen e grupeve të të dhënave për pesë institucionet e mëposhtme:

  • Byroja për Furnizime Publike
  • Instituti i Shëndetit Publik
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës
  • Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, dhe
  • Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë vitit 2022, është ofruar mbështetje për hapjen e grupeve të të dhënave për katër institucionet e mëposhtme:

  • Agjencia e Punësimit
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
  • Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor

Për sa kohë zgjati mbështetja, ka pasur komunikim të rregullt me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, i cili për shkak të situatës me virusin Kovid19 është realizuar kryesisht online.

Zyrtarët për të dhënat e hapura, si dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve janë konsultuar rregullisht me ekspertët kombëtarë të të dhënave të hapura, ekipin e Fondacionit Metamorfozis dhe ekspertët nga MSHIA-ja, me qëllim që të ofrohen grupe më të mira të dhënash për qytetarët dhe të përmirësohen proceset dhe procedurat e brendshme në vetë institucionet.

Suksesi i procesit, i cili në masë të madhe varej nga angazhimi dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve të institucioneve, u tregua edhe përmes rezultateve përfundimtare dhe procedurave të miratuara: të gjitha institucionet miratuan Procedurë për të dhënat e hapura; bënë katalogimin e grupeve të të dhënave nën juridiksionin e tyre; dhe bënë prioritizimin e grupeve të të dhënave nga Katalogu i institucionit.

Ndaje: