Me një ngjarje rasti, më 29 gusht 2022, u shënua përfundimi i Projektit gjashtëvjeçar për Pjesëmarrje Qytetare, përmes të cilit u nxit dhe promovua dialogu mes qytetarëve dhe pushtetit.

Qëllimi kryesor i Projektit për Pjesëmarrje Qytetare ishte forcimi i OSHC-ve dhe i kapaciteteve të të rinjve për t’i promovuar politikat publike, për t’i përmirësuar shërbimet publike, për të promovuar qeverisjen e mirë dhe për të kontribuar në përmirësimin e standardit të jetesës së njerëzve në Maqedoninë e Veriut. Projekti iu kushtua barazisë gjinore dhe mbrojtjes së të drejtave të grupeve të përjashtuara sociale në Maqedoni.

Në ngjarje folën ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Marie Burns; nënkryetari i Institutit East-West Management, Mark Dietrich dhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Në këtë ngjarje foli edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, i cili foli për sukseset e aktiviteteve që “Metamorfozis” i realizoi në kuadër të projektit.

Në fjalën e tij, ai posaçërisht e theksoi Indeksin e Hapjes në nivel lokal dhe ekzekutiv, i cili realizohet në një mostër të rastësishme prej 50 institucioneve dhe organeve shtetërore, gjegjësisht në të 80 vetëqeverisjet lokale plus Qytetin e Shkupit; monitorimin e Strategjisë së Transparencës, mbështetjen e institucioneve shtetërore dhe vetëqeverisjeve lokale në procesin e hapjes së grupeve të të dhënave; trajnimet e zhvilluara, proceset e mentorimit, hakatonët dhe konsultimet, si dhe rëndësia e të dhënave të hapura si një mjet për përmirësimin e transparencës dhe hapjes së pushtetit.

Fondacioni “Metamorfozis” kishte përfaqësuesin e tij edhe në panelin e dytë të titulluar “Përfshirja e të rinjve dhe iniciativat qytetare”. Vaska Cvetanoska Panova foli për sukseset dhe arritjet e iniciativave të mbështetura dhe i tregoi aksionet më të suksesshme të realizuara nga organizatat e shoqërisë civile që ishin pjesë e programit të granteve të projektit.

Në kuadër të dy komponentëve të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, Metamorfozis ka ofruar mbështetje për 16 organizata të shoqërisë civile që kanë punuar në fushën e inkurajimit të pjesëmarrjes dhe aktivizmit qytetar, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Ndaje: