Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Vlerësimi bazohet në një hulumtim empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes dhe synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky punim gjithashtu ofron një analizë të thellë të punës së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu ofron edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si referencë për atë se si vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.
Punimi është pasuruar me rekomandime praktike për atë se si pushteti ekzekutiv dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojnë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë nga ana e tyre në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohen nëpunësve të lartë shtetërorë në të gjitha institucionet e monitoruara përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së ngjarjeve publike.
Hulumtimi u krye në periudhën midis janarit të vitit 2022 dhe marsit të vitit 2022. Mostra e institucioneve të synuara përbëhet nga gjithsej 51 institucione, duke përfshirë Qeverinë/Sekretariatin e Përgjithshëm, 16 ministri dhe 33 organe ekzekutive të zgjedhura rastësisht brenda ministrive, si dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më e hapur është Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila përmbush 82,71% të kritereve të përcaktuara për hapje, e ndjekur nga Qeverisë i Malit të Zi me 58,16%. Në vendin e tretë është BdheH me 49,58%. Qeveria e Republikës së Serbisë është në vendin e fundit, e cila i përmbush 37,96% të kritereve për hapje.
Ky vlerësim është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe në anglisht.
Ky vlerësim u përgatit nga Fondacionit Metamorfozis dhe Rrjeti ACTION SEE në kuadër të Projektit për Pjesëmarrjen Qytetare (CEP) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në sinergji me projektin e financuar me Fondacionin Kombëtar për Demokraci (NED).
Ndaje: