Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, vlerësoi gjendjen e qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar në bazë të Indeksit të Hapjes.

Hulumtimi për vitin 2022 tregoi se shumica e komunave nuk punojnë mjaftueshëm për t’i përmbushur standardet e hapjes. Rezultatet sipas fushave tregojnë se NJVL-të zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në punën e tyre.

Rezultati mesatar i njësive të vetëqeverisjes lokale sipas hulumtimit përmes Indeksit të hapjes për vitin 2022 është 27%. Ky është një tregues për nivelin e ulët të hapjes në punën e pushtetit lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vlerësimin më të lartë mesatar komunat e kanë për treguesit në fushën e transparencës, 34%, ndërsa vlerësimin më të ulët mesatar në fushën e ndërgjegjësimit, 13%, njësoj si vitin e kaluar.

Indeksi i hapjes tregoi se në matjen për vitin 2022 rezultate më të mira komuna e Vallandovës (62%), Prilepit (59%), Manastirit (57%), Ohrit (54%), Koçanit (52%), si dhe Velesi dhe Dellçeva, Demiri Hisari dhe Krusheva (50%) dhe Vasileva (47%), ndërsa vlerësime më të dobëta kanë Dollneni (9%), Vrapçishti (8%), Karbinci (7%), Buteli (6%) dhe Sopishteja (5%)

Raporti i plotë për vitin 2022 është në dispozicion në maqedonisht dhe shqip.

Ndaje: