Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, ka kënaqësinë t’ju informojë se më 25 dhe 26 nëntor 2020, do të mbahet edicioni i 16-të i konferencës E-shoqëri.mk “Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti”. Këtë vit ngjarja do të mbahet online përmes platformës ZOOM.
Në konferencë do të marrin pjesë ekspertë, aktivistë, gazetarë, nëpunës shetërorë dhe avokues nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë për t’i ndarë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi temën Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti. Konferenca do të ofrojë mundësi për të dëgjuar perspektiva unike dhe për të marrë pjesë në diskutime energjike që lidhen me sfidat dhe mundësitë në internet për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të përmirësuar qeverisjen.
Ju ftojmë që edhe ju të jeni pjesë e konferencës E-shoqëri.mk. Ngjarja është e hapur për publikun dhe Ju inkurajojmë që këtë informacion ta ndani me partnerët dhe bashkëpunëtorët Tuaj nëse mendoni se tema do të zgjojë interesin e tyre.
Agjendën e ngjarjes dhe formularin për regjsitrim mund ta shihni në ueb-faqen e e-Society.mk.
Ndaje: