Konferenca është ngjarje përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të opinionit publik dhe hartimit të politikave, si dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërive civile për të zgjidhur probleme të ndjeshme. Pritet që në konferencë të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor, shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, si dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informacion mbi Konferencën dhe regjistrimin për të marrë pjesë në të vizitoni ueb-faqen e e-Shoqëri.mk
Ndaje: