Edicioni i 17-të i konferencës vjetore “e-Shoqëri.mk” të Fondacionit Metamorfozis do të zhvillohet nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021 në temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.
Në konferencën “e-Shoqëri.mk” do të takohen ekspertë, aktivistë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë për t’i ndarë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”. Në konferencë do të diskutohet për gjendjen e demokracisë sot, si dhe për atë se si teknologjia e formëson përkufizimin e qeverisjes së mirë dhe angazhimit qytetar në kushtet moderne. Gjithashtu do të diskutohen edhe sfidat e epokës digjitale me fokus të veçantë në dezinformimin dhe sigurinë në internet.
Me qëllim të promovimit të vlerës së të dhënave në epokën digjitale, në kuadër të konferencës “e-Shoqëri.mk” do të mbahet edhe një Hakaton për të dhënat e hapura. Qëllimi kryesor i Hakatonit është t’i sjellë të dhënat e hapura më afër qytetarëve dhe t’i prezantojë ato në një mënyrë të thjeshtë dhe inovative.
Fondacioni Metamorfozis Ju fton që edhe Ju të jeni pjesë e konferencës “ e-Shoqëri.mk”.
Konferenca do të jetë në format hibrid me ç’rast në ditën e parë të konferencës (30 nëntor) dhe në ditën e fundit të konferencës (3 dhjetor), të cilat do të mbahen në hotelin Panoramika, disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjarje fizikisht, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM.
Agjendën e ngjarjes mund ta shihni në këtë link: Agjenda-е-Shoqëri.mk-2021
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në këtë link
Vërejtje:
- 40 të regjistruarit e parë do të kenë mundësinë ta ndjekin fizikisht ditën e parë të konferencës (30 nëntor), dhe ditën e fundit të konferencës (3 dhjetor).
- Sipas protokolleve për Kovid 19, për të gjithë pjesëmarrësit është e detyrueshme të kenë një nga dokumentet e detyrueshme për KOVID-19:
- certifikatë/vëretim për imunizim (vaksinim) për virusin SARS-CoV-2, gjegjësisht të kenë marrë dy doza të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse KOVID-19 ose
- certifikatë/vërtetim se e kanë kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e shërimit, për personat e moshës mbi 18 vjeç.
Ngjarja është e hapur për publikun dhe Ju inkurajojmë që këtë informacion ta ndani me partnerët dhe bashkëpunëtorët Tuaj nëse mendoni se tema do të zgjojë interesin e tyre.
Ndaje: