Мени

KONKURS “LIRIA E TË SHPREHURIT NË MINI-VIDEO” 2016

 SHKARKONI FORMULARIN PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORITË 

 

Instituti freng në Shkup, në bashkëpunim me fondacionin Меtamorfozis dhe rajonin e Normandisë, e organizon edicionin e dytë të konkursit “mini-videoja ime”.

Konkursi është i hapur për të rinjtë e moshës prej 18 deri në 28 vjet (mundësisht ta flasin gjuhën frenge ose angleze), që janë të interesuar për sferën multimediale (duhet të kenë telefon të mençur (smartfon) me kamerë). Kandidatët duhet të kenë dëshirë që lirshëm ta shprehin mendimin e tyre për ndonjë temë konkrete aktuale nga fusha e lirisë së të shprehurit.

Mini-videot (3 min) më të suksesshme do të shfaqen në edicionin e ri të Festivalit të filmit freng, që do të mbahet preј 15 deri më 18 qershor 2016.

Fituesi i konkursit do të jetë mysafir i festivalit Off-Court në Truvil të Normandisë, dhe njëkohësisht do të fitojë orë përgatitore nga gjuha frenge nga Instituti freng në Shkup.

Poashtu, do të organizohen edhe dy punëtori përgatitore që do të mbahen më 12 dhe 13 maj 2016, dhe do të jenë të dedikuara për 15 kandidatët e përzgjedhur me qëllim që t’u jepen udhëzime për shkruarjen e skenarit, këshilla teknike dhe udhëzime për realizimin praktik të videos. Gjuhët e mundshme të punës: frengjisht, maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Formulari për pjesëmarrje në konkurs dhe në punëtoritë përgatitore duhet të dërgohet në këtë adresë të e-mail-it: culture@ifs.mk më së voni  deri më 6 maj 2016.

 

*  *  *

Dëshironi ta dini se si kaloi edicioni i parë i këtij konkursi?
KLIKONI KËTU!