Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis realizoi dy trajnime dyditore online për avancimin e transparencës dhe hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale. Trajnimet u mbajtën më 25 dhe 26 janar dhe 28 dhe 29 janar 2021. Në trajnime morën pjesë 36 përfaqësues nga 17 komuna dhe 8 organizata të shoqërisë civile.
Trajnimet kishin për qëllim avancimin e transparencës dhe hapjes së komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë trajnimeve dy ditore, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri praktike për përdorimin e mjeteve për hapje dhe transparencë, për të përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes, për t’u njohur me konceptin e qytetit të hapur, për të fituar njohuri rreth konceptit dhe përfitimeve nga të dhënat e hapura, si dhe njohuri praktike për procesin e publikimit të grupeve të të dhënave të hapura.
Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis në periudhën e ardhshme do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për komunat në mënyrë që të avancojnë hapjen e tyre.
Ndaje: