Më tepër detale për këtë ngjarje dhe agjenda e saj gjenden në: http://go.worldbank.org/1424L0M4D0.

Maqedonia dhe Moldavia janë në mesin e 52 vendeve anëtare të iniciativës për qeveri të hapur (me të cilën është paraparë zhvillimi i platformave për transparencë, llogaridhënie dhe pjesëmarrje më të madhe qytetare, mekanizma për ndjekje të kualitetit të shërbimeve, të dhëna të hapura) dhe zhvillim të politikave, të cilat, nëpërmjet inovacionit, duhet të nxisin reforma në sektorin publik, e me këtë edhe konkurrencë të vendeve. Një pjesë e këtyre angazhimeve shihen edhe në përkushtimin e paradokohshëm të vendeve për t’iu bashkangjitur Partneritetit për qasje të hapur (OGP) dhe në vendimin e tyre për t’i përgatitur Planet nacionale aksionale për qeveri të hapur deri në mars të vitit 2012.

Si pjesë e këmbimit të njohurive për qeveri të hapur të përkrahur nga Banka Botërore, kjo punëtori ka për qëllim që pjesëmarrësve në procesin e krijimit të politikave nga Maqedonia, Moldavia dhe vendet e tjera, t’ua përcjellë përvojat e vendeve udhëheqëse si Brazili, Britania e Madhe dhe SHBA-të. Qëllimi është që vendet e reja anëtare, të përgatisin Plane të guximshme aksionale, të cilat do t’i dorëzohen OGP-së në prill, në takimin që do të mbahet në Brazil, si dhe të përforcohet aftësia e tyre për të mundësuar reforma në sektorin publik, përmirësim të konkurrencës dhe nxitje të inovacioneve të hapura.

Metamorfozis, fondacioni për Internet dhe shoqëri është anëtar nga Maqedonia i Аleancës për zhvillim të hapur teknologjik.

Ndaje: