Zyra lokale e Microsoft Maqedoni, së bashku me Fondacionin Metamorfozis, e organizojnë ditën e Microsoftit kushtuar sektorit të OJQ-ve “Bëhuni iniciator i ndryshimeve”. Ngjarja do të mbahet më 20 mars në hapësirat e Panairit të Shkupit, në sallën diplomatike, me fillim në orën 10.

ngo-connection-day-header

Dita e Microsoft kushtuar sektorit të OJQ-ve do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar që nëpërmjet programeve interaktive t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të TIK-ut, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofron Microsofti nëpërmjet programit Youthspark dhe aplikacioneve për sajber-grante. Përfaqësuesit e pranishëm të sektorit qytetar do të kenë mundësi edhe të diskutojnë rreth përdorimi të teknologjisë dhe rrjeteve sociale për arritjen e prezencës më të mirë onlajn dhe për të qenë në dispozicion të qytetarëve.

Për pjesëmarrje Ju lutemi plotësoni këtë formular.

Në vazhdim gjendet agjenda e ngjarjes:

10.00-10.15 Hapja e ngjarjes [Stefan Pllavjanski, menaxher gjeneral i Microsoft për Maqedoni dhe Kosovë, dhe Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorfozis]
10.15-10.45 Fjalim hyrës: КSi mund organizatat joqeveritare të kenë dobi nga teknologjitë e reja [Еlena Ignatova, koordinatore e projekteve në fondacionion Metamorfozis]
10.45-11.15 Krijojmë ndikime të vërteta për të nesërme më të mirë: Microsoft YouthSpark. Prezantim i Programit të Microsoft-it për dhurim të softuerit [Vlora Ademi, menaxhere programore për arsim në Microsoft për Maqedoni dhe Kosovë]
11.15-11.45 Pauzë për kafe
11.45-12.30 Mediat sociale në dobi të shoqërisë [Таmara Resavska, koordinatore e projekteve në fondacionin Metamorfozis]
12.30-13.15 Teknologjia për OJQ-të: Bashkëpunimi nëpërmjet internetit [Microsoft Maqedoni]
13.15-13.30 Komente përmbyllëse
13.30-14.30 Drekë

Harxhimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues nga çdo organizatë, edhe atë në lartësi të biletës së autobusit.

Hashtag-u i ngjarjes është: #msngoMK

Ndaje: