Мени

Lajmërim: Trajnim “Liria e të shprehurit dhe privatësia në internet” në Kaen

partneri

Prej 28 deri më 30 tetor 2015 në Kaen të Francës, Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni dhe Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi do ta mbajnë trajnimin në temën “Liria e të shprehurit dhe privatësia në internet”.

Trajnimi zbatohet në kuadër të Programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, me përkrahjen e Republikës së Francës dhe АLDA – Аsociacionit të agjencive për demokraci lokale. Trajnimi është i dedikuar për edukatorët që punojnë me të rinj të moshës prej 15 deri në 25 vjet, me qëllim që t’u sigurohen vegla për edukim më të mirë të të rinjve për pasojat e shfrytëzimit të internetit dhe teknologjive të tjera digjitale.

Trajnimi bazohet në doracakun pedagogjik “Liria e të shprehurit dhe privatësia në erën digjitale”, i përgatitur dhe i publikuar nga Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe dhe Fondacioni “Metamorfozis”. Versioni digjital i doracakut në gjuhën maqedonase dhe frënge mund të shkarkohet në internet.

prirachnici

 

Qëllimet e trajnimit

  • Ngritja e vetëdijes për konceptet e të drejtave të njeriut: liria e të shprehurit dhe privatësia;
  • Trajnimi i trajnuesve për metodat e edukimit joformal për të drejtat e njeriut;
  • Ndërtimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve që ta shfrytëzojnë doracakun dhe të realizojnë aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe për arsim.

 

Аgjenda

Dita I

  • Hyrje në të drejtat e njeriut
  • Liria e të shprehurit dhe privatësia në internet: koncepti dhe pyetjet kryesore

Dita II

  • Liria e të shprehurit dhe kufizimet e saj
  • Edukimi për të drejtat e njeriut (prezantimi i doracakut dhe mjetet e tjera mësimore)

Dita III

  • Punëtori për të drejtat e njeriut
  • Këmbimi i përvojave nga Franca dhe Maqedonia

Në tridhjetë vitet e para të ekzistimit të tij, interneti ishte i rezervuar për një numër të vogël njerëzish (qeveritë, universitetet, kompanitë…). Sot, kjo teknologji akoma nuk është në dispozicion për të gjithë njerëzit, mirëpo është përhapur deri në atë shkallë sa që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e mbi dy miliardë njerëzve në Tokë.

Sfera digjitale solli revolucion në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale, në mesin e të cilave në fillim është liria e të shprehurit dhe e drejta për jetë private. Zbatimi i teknologjive të reja mund të jetë vegël e shkëlqyeshme për promovimin e të drejtave të njeriut, mirëpo njëkohësisht sjell një sërë rreziqesh të cilat janë rezultat i njohjes së pamjaftueshme të rregullave që vlejnë për to.

Mjet themelor për t’u ballafaquar me rreziqet është zgjerimi i njohurive. Prandaj, ka nevojë që të gjithë shfrytëzuesit e internetit, e veçanërisht të rinjtë, të edukohen, të trajnohen dhe të sensibilizohen për potencialet dhe rreziqet e teknologjive të reja. Ky është qëllimi që e kanë vendosur partnerët e Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe dhe Fondacioni “Metamorfozis”, duke e përgatitur doracakun pedagogjik të dedikuar për ata që punojnë me të rinjtë dhe duke organizuar trajnime për shfrytëzimin e tij, proces ky i cili filloi në vitin 2014 dhe vazhdon edhe në vitin 2015. Këto aktivitete janë bazë për zhvillimin e një rrjetit të gjerë të edukatorëve dhe të aktivistëve që angazhohen për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut në internet, të cilët punojnë me arsimtarë, prindër dhe nxënës në Maqedoni dhe në Francë.

 

poddrzhuvachi