Konferenca u mbajt në Shkup, Maqedoni, më 1 tetor 2011, dhe në të morrën pjesë 35 përkthyes profesionalë nga 11 vende (Maqedonia, Rumania, Egjipti, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Irlanda dhe Gjermania). Siç theksoi organizatorja lokale Hristina Dojçinova (profesioniste për komunikime, interpretuese, përkthyese, ligjëruese universitare për përkthim dhe interpretim dhe anëtare themeluese e Shoqatës maqedonase për interpretuesve për konferenca dhe Shoqatës maqedonase të përkthyesve):

“Qëllimi i konferencës është të mbledhë individë nga rajoni dhe më gjerë, të cilët janë të interesuar të investojnë në zhvillimin e tyre profesional, të diskutojnë për trendet më të reja në industrinë përkthyese, duke kontribuar për komunitetin nëpërmjet ofrimit vullnetar të shërbimeve të tyre dhe bashkimit të përpjekjeve me qëllim të përmirësimit të standardeve profesionale dhe marrjes së çmimeve më të larta për përkthimet, si dhe për promovim dhe përmirësim të autoritetit të profesionit të tyre”.

Qëllimi i sesionit Global Voices Lingua: Komunitet shumëgjuhësor përkthyesish-vullnetarë ishte të prezantohen mundësitë për përkthyesit që të kontribuojnë për rritjen e njohurive për vendet e tyre dhe bartjen e informatave deri te bashkëkombasit e tyre në gjuhët e tyre lokale nëpërmjet angazhimit vullnetar.

GV2GV1

Global Voices është komunitet me mbi 500 blogues dhe përkthyes nga mbarë bota, të cilët punojnë bashkërisht që të sigurojnë raporte nga bloge dhe mediume qytetare çdokund, me theks të veçantë në zërat që zakonisht nuk dëgjohen në mediumet kryesore ndërkombëtare. Projekti Lingua i bart tregimet nga Global Voices edhe në gjuhë të tjera përveç gjuhës angleze, me ndihmën e përkthyesve-vullnetarë. Hap një linjë komunikimi me bloguesit dhe lexuesit e Global Voices nga viset joanglishtfolëse, duke përkthyer përmbajtje në mbi 35 gjuhë. Angazhimi i tillë mund të sigurojë edhe dukshmëri më të madhe të aspekteve të tjera të punës së tyre, duke iu falënderuar rangimit të lartë në Google të profileve të autorëve të Global Voices (optimizim për internet-kërkues). Prezantuesi i paraqiti përvojat e Fondacionit Metamorfozis në udhëheqjen e versionit në gjuhën mаqedone dhe në gjuhën shqipe të ueb-faqeve Lingua.

Kjo ngjarje shkaktoi interes te disa pjesëmarrës që t’i bashkangjiten komunitetit të Global Voices si përkthyes për ueb-faqet e tyre amë të Lingua-s, ose si autorë që do të njoftojnë për mediumet qytetare në lidhje me vendin/kulturën e tyre në gjuhën angleze, nëpërmjet ueb-faqes kryesore të Global Voices.

Plotësim (janar 2012): Njëra nga pjesëmarrëset e konferencës, Oana Marija Dan, u bë аutore e GV duke njoftuar për protestat në Rumani.

Ndaje: