Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis ishte mysafir i trajnimit të organizuar nga “Еkskuizit“, që është i treti me radhë nga seria e trajnimeve që i mbajnë ata në bashkëpunim me Аmbasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, me qëllim të nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të frymës ndërmarrëse te të rinjtë.

Prezantimi paraqiste një udhëzues të detajuar “hap pas hapi” për shkruarje të politikës për privatësi, të bazuar në shërbimet që do t’i ofronte ueb-faqja, e që është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë.

m_250x250

Pjesëmarrësit morën nga një ekzemplar të udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?“, poster, që e përmban zotimin për mbrojtjen e privatësisë, si dhe udhëzuesin “Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?

Njëkohësisht pjesëmarrësit u stimuluan që, nëse formojnë e-shitore të tyre, të tregojnë se kujdesen për mbrojtjen e të dhënave personale të shfrytëzuesve të tyre, duke e vendosur bexhin “Respekt për privatësinë!”.

Prezantimi paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e njohurive dhe të vetëdijes për nevojat për krijimin e politikave adekuate për privatësi nëpër ueb-faqe, që në perpsektivë do të mundësonte edhe rritjen e numrit të tyre.

Ndaje: