Në punëtori morën pjesë përfaqësue nga komuna e Kratovës, ndërmarrja publike komunale e komunës së Kratovës, inspektori shtetëror për mjedis jetësor për rajonin veri-lindor, institucionet arsimore, sektori i OJQ-ve nga Kratova, Kriva Pallanka dhe Probishtipi, dhe të tjerë.
Në punëtori u paraqitën të dhënat për gjendjen me e-mbeturinat në komunën e Kratovës dhe në rajonin përreth, e më pas u debatua për gjendjen momentale me e-mbeturinat në rajon dhe u sollën përfundime për zbatimin e mëtutjeshëm të strategjisë për zgjidhjen e problemeve me e-mbeturinat dhe menaxhimin e tyre të drejtë.
Një pjesë e përfundimeve që u miratuan në punëtori janë këto:
- Popullata e komunës së Kratovës dhe e rajonit përreth, duhet të informohet si dhe në çfarë mënyre mund t’i largojë e-mbeturinat
- Të fillohet me edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës për përfitimet nga menaxhimi i drejtë i e-mbeturinave
- Të informohet opinioni për dispozitat e Ligjit për menaxhim me e-mbeturinat
- Të respektohen dispozitat në mënyrë adekuate
- Të kontaktohen kompanitë të cilat blejnë e-mbeturina në R. të Maqedonisë
- Të informohet popullata e rajonit se a ekzistojnë mundësi për vendosje të qendrave për blerje ose vendosje (ruajtje) të e-mbeturinave.
Ndaje: