Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, zhvilluan një trajnim dy-ditor online mbi të dhënat e hapura më 12 dhe 13 korrik 2021, në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare.
Trajnimi u ndoq nga 22 nëpunës shtetërorë të cilët janë pjesë e ekipeve për hapjen e të dhënave në:
- Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës
- Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Byroja për furnizimet publike dhe
Instituti i Shëndetit Publik.
Trajnimi për të dhënat e hapura kishte për qëllim t’i përmirësojë njohuritë dhe shkathtësitë e njerëzve që do të punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e tyre.
Në kuadër trajnimit dyditor pjesëmarrësit kishin mundësi të fitojnë njohuri të avancuara në lidhje me konceptin, formatet dhe përfitimet nga të dhënat e hapura, për procesin e identifikimit, katalogimit dhe priorietizimit të grupeve të të dhënave, si dhe të marrin njohuri praktike për procesin e publikimit të grupeve të të dhënave në portalin data.gov.mk.
Trajnimi për të dhënat e hapura është pjesë e aktiviteteve që zbatohen për të ofruar mbështetje teknike për institucione të caktuara në procesin e hapjes së të dhënave të tyre.
Ndaje: