Më 20 dhjetor 2013, në hapësirat e klubit GEM u mbajt trajnim në temën “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet” ku morën pjesë 16 pjesëmarrës. Ky ishte trajnimi i parë në këtë temë, ndërsa në vitin e ardhshëm planifikohen të mbahen edhe disa të tjera.
Trajnimin e filloi prof. dr. Mirjana Najçevska, e cila foli për njohjen edhe kundërvënien e gjuhës së urrejtjes. Pas saj vijoi njoftimi me mekanizmat për denoncimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, si dhe një ushtrim praktik që kishte për qëllim përforcimin e shkathtësive prezantuese të pjesëmarrësve.
Trajnimi për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet është pjesë e iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes që është inicuar nga FAR-i, Metamorfozis, Reaktor-i dhe Qendra për media të reja.
Më tepër fotografi nga ngjarja mund të shihni në profilin e fondacionit Metamorfozis
.
Ndaje: