Më 7 dhe 8 maj, në hapësirat e hotelit “Kontinental” në Shkup u mbajt trajnim dyditor për metodologjinë e përbashkët të vlerësimit pjesëmarrës, për bashkëpunim për përfaqësim dhe për ndërtim të koalicioneve, të cilën e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”. IMG_7957Në trajnim, pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më tepër për përparësitë e rrjetëzimit, kontekstin e informimit, e në mes tjerash edhe për atë se si të krijojnë strategji efektive për rrjetëzim. Gjatë trajnimit, grantistët përveç pjesës teorike, morën pjesë edhe në zbatimin praktik të asaj që e kanë mësuar, duke realizuar detyra të ndryshme, ushtrime interaktive dhe punë në grupe.

IMG_7961Ky trajnim është pjesë e ciklit të trajnimeve të parapara që do të mbahen gjatë periudhës së ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”, të cilin e realizon fondacioni Metamorfozis, në parnteritet me QMAE-në, dhe me ndihmë financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare”.IMG_7970.

Ndaje: