Dita e Mbrojtjes së Privatësisë u shënua për herë të parë më 28 janar 2007 dhe sot shënohet në 51 vende të botës, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
E drejta për privatësi dhe mbrojtja e të dhënave personale mbrohen nga një sërë instrumentesh ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike të 1966.
Rëndësia e madhe e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale çon në një tendencë globale të miratimit të ligjeve përkatëse që i mbrojnë këto të drejta. Rreth 98% e vendeve në Evropë dhe më shumë se 2/3 e vendeve në botë kanë miratuar rregullore të tilla. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk bën përjashtim nga këto trende dhe Ligji i parë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua në vitin 1994.
Ndaje: