Më 27.07.2020 Fondacioni Metamorfozis mbajti uebinar “Marketingu digjital për organizatat jofitimprurëse”, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë- financuar nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet uebinarit, rreth 100 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga sektori civil patën mundësinë t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre për përdorimin adekuat të kanaleve dhe mjeteve të komunikimit digjital për të arritur më me sukses te grupet e tyre të synuara, për përfaqësim më të mirë për çështjet kyçe nga fushat ku ata punojnë, për zbatimin më të suksesshëm të fushatave edukative dhe sensibilizuese online, si dhe për promovimin më të mirë të organizatës, aktiviteteve dhe produkteve të saj. Pas uebinarit, pjesëmarrësit pritet të ndihen të aftë për ta pozicionuar më mirë organizatën e tyre si palë të interesuara në botën digjitale dhe të përdorin me mjeshtëri metoda të ndryshme për të rritur ndikimin e tyre në shoqëri përmes kanaleve të komunikimit online.

Uebinari u mbajt në gjuhën maqedonase përmes platformës ZOOM, ndërsa video-incizimin mund ta shikoni më poshtë.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: